Panorama Sport (Albania)

Interit i kushton 11.8 mln euro një pikë

-

Raporti mes milionave të shpenzuara në merkato dhe pikëve të fituara në fushë është shkatërrue­s për Interin nëse e krahasojmë me Milanin. Gjatë verës skuadra kuqezi shpenzoi 26.80 milionë euro përballë 129.80 të Interit, por pikët në tabelë flasin për "Djallin". Milani deri më tani ka 19 pikë, ndërsa Interi vetëm 11, pra drejtuesit e Milanit për një pikë kanë shpenzuar 1.4 milionë euro, ndërsa ata të Interit plot 11.8. Krahasimi tregon qartë realitetin e Interit. Kinezët kanë shpenzuar shumë para, por keq, pasi kanë ndërhyrë në të gjitha repartet përveç atij që kishte më shumë nevojë për përforcime. Interit i mungon mbrojtja. Është prapavija reparti më i dobët i zikaltërve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania