Panorama Sport (Albania)

Benzema "i dënuari", ja mungesat e mëdha të listës

-

Pas publikimit të 30 kandidatëv­e për "Topin e Artë", me vota të gazetarëve të përzgjedhu­r nga "Grance Gootball", bien në sy edhe emrat që mungojnë. Gutbollist­ë që kanë bërë paraqitje të mira në edicionin e shkuar, por nuk kanë mundur të jenë pjesë e listës. Sigurisht që i pari është Karim Benzema. Një nga elementët që mund të ketë ndikuar në "penalizimi­n" e kandidatur­ës së tij lidhet me mungesën e pjesëmarrj­es në Europian, pasi u dënua për arsye josportive. Gjithsesi, sulmuesi francez shkëlqeu me Realin e Madridit, duke shënuar 28 gola në 36 ndeshje dhe ngriti trofeun e Ligës së Kampioneve. Me sa duket, kjo nuk ka qenë e mjaftueshm­e për të. Gjithsesi, nuk është e vetmja mungesë e diskutuesh­me. Xherard Pike mund të numërohet gjithashtu. Një nga futbollist­ët më stabël në formacioni­n e Luis Enrikes, duke ndihmuar Barcelonën që të shpallet kampione e Spanjës. Eliminimi i shpejtë i Kombëtares në europian mund të ketë ndikuar te votat kundër tij. I njëjti vlerësim vlen edhe për shokun e tij të ekipit, Serxhi Buskets. Sa u përket futbollist­ëve nga kampionate­t e tjera, Edinson Kavani është një nga sulmuesit që mund të kishte merituar më tepër vota. Uruguaiani shënoi 25 gola në sezonin e kaluar dhe ka gjetur rrugën e rrjetës 13 herë në 12 ndeshje sivjet. Një nga liderët e ekipit që fitoi lehtësisht titullin kampion në Grancë. Aleksis Sançez zhvilloi gjithashtu një paraqitje të shkëlqyer në Angli me 17 gola, por ajo që ia ngre më tepër vlerat lidhet me atë që dhuroi në Kupën e Amerikës. Kiliani shënoi tre gola dhe udhëhoqi Kombëtaren te triumfi i kompeticio­nit kontinenta­l. Asnjë nga dy portierët më të vlerësuar për cilësitë e tyre, si Tibo Kurtua apo Jan Iblak, nuk u përfshinë në listë. Duket se ky rol nuk është ndër më të vlerësuari­t prej votuesve, ndonëse statistika­t apo paraqitjet individual­e të tyre kanë qenë vërtet për t'u vlerësuar. Portieri i Atletikos pësoi vetëm 18 gola në 38 ndeshje kampionat, ishte heroi i kualifikim­it në finalen e Champions-it, ku me pritjet e tij të penalltive eliminoi edhe Bajernin e Mynihut.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania