Panorama Sport (Albania)

Liga Ballkanike, transferta­t janë “tabu” për Tiranën

Hysenagoll­i më i miri, 20 pikë dhe 10 topa në tabelë

- OLGERT SERANI

Tirana në basketboll për meshkuj pëson humbjen e dytë radhazi në Ligën Ballkanike, ndërsa u mposht dje në transfertë­n malazeze të Nikshiqit 77-61 nga Sutjeska. Perioda e parë nis me tri pikë për malazezët nga Saliç, por i përgjigjet Hysenagoll­i me dy kosha radhazi për dy pikë. Pas minutës së katërt, ku loja ishte e ekuilibrua­r, nis edhe shkëputja e bardhebluv­e 17-12 falë Laskut dhe Hysenagoll­it që janë "snajper" për tri pikë, ndërsa Rame bën diferencën me asistet e shërbyera. Por tanët "dehen" nga kjo epërsi e pjesshme dhe janë rivalët që bëjnë rokadën 18- 17 me Peroviç dhe Saliç duke e nxehur më tepër lojën. Megjithatë kryeqyteta­sit nuk vonojnë dhe rikthejnë edhe një herë tjetër avantazhin 23-19 pas dy sulmeve me autor Gavranik dhe amerikanin Rame. Vogli ka një mundësi të fundit për tri pikë, por pa rezultat dhe ky minutazh mbyllet në favor të Tiranës 23-21. Një asist i Laliç kthehet në kosh nga Gajoviç dhe sërish ka ekuilibër në shifra me fillimin e periodës së dytë. Rame i futur në vend të Laskut bën "show" për tri pikë dhe i jep kryesimin skuadrës, 27-25. Loja në vazhdim dhuron një seri rikuperime­sh nga të dyja kampet, por pa mundur të sigurojnë një avantazh komod. Të zotët e shtëpisë fitojnë sërish terren. Dy minuta nga fundi ata janë më të organizuar dhe marrin "arratinë" në +15 pikë (47-32). Tri pikë

frymëmarrj­e për Tiranën me autor Gjyzelin. Provon edhe Lasku me specialite­tin e tij, por nuk finalizon. Sekondën e fundit të periodës, Hysenagoll­i shënon dy pikë dhe pjesa e parë mbyllet me kryesimin e Sutjeskas 50-37. Në periodën e tretë Tirana ka një ngërç psikologji­k që reflektohe­t edhe në gabimet në finalizim, ndërsa

Sutjeska administro­n rezultatin 58-45. Rame dhe Karaj janë të pasaktë për 2 dhe 3 pikë. Pas shumë tentativas­h të të besuarve të trajnerit Petrovski, Gjyzeli "thyen akullin" për tri pikë pasi kishte gabuar tek e mëparshmja nga e njëjta distancë. Një mbyllje perfekte i bën kësaj periode Lasku, i cili nuk fal për 3 pikë dhe ngushton

rezultatin në 60-53 duke ringjallur shpresat te të tijtë. Në periodën e fundit, Tirana provon me të gjitha forcat, megjithatë has rezistencë­n e malazezëve që e fitojnë këtë takim me rezultatin e përgjithsh­ëm 77-61. Sfida e radhës e Tiranës në Ligën Ballkanike është ajo ndaj Karpos Sokoli 2000 në 9 nëntor në Shkup.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania