Panorama Sport (Albania)

Hysenagoll­i: Na penalizuan dëmtimet

-

Ka qenë sërish më i miri, por i vetëm s'mund të evitonte humbjen. Endrit Hysenagoll­i realizoi 20 pikë ndaj Sutjeskës. Në një prononcim për "Panorama Sport" pas ndeshjes, qendra bardheblu u shpreh: "Ishte një ndeshje e fortë, por patëm disa dëmtime si rasti i Gavranic. Zhvilluam një ndeshje të mirë dhe besoj se në Tiranë mund t'i mposhtim. Në periodën e dytë patëm një luhatje sepse Xhonson u ngarkua me faulle si dhe u dëmtua Gavranic. Nëse do luanim kështu ndaj Fenit, mund të fitonim", tha Hysenagoll­i. Edhe sfida e radhës për bardheblut­ë do të luhet në transfertë, në Shkup ndaj Karpos. "Do të jetë shumë e vështirë, por fati ynë që ndeshjet e tjera i luajmë në shtëpi".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania