Panorama Sport (Albania)

Maratona e Gjakovës, Këllezi "blindon" kreun

-

U organizua në Gjakovë edicioni I i Maratonës Gjakovë - Bajram Curri nën kujdesin e veçantë të kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari (Lila) dhe me mbështetje­n e dy ministrive homologe të Sportit. Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 200 atletë nga Kosova, Shqipëria, Irlanda, Hungaria, SHBA, Austria, Gjermania, Serbia, Maqedonia, Britania dhe Kosta Rika. Gjatë kësaj maratone u zhvilluan tri gara: maratona 42.195 km, gjysmëmara­tona 21.097 km dhe stafeta në maratonë 4x10.548 km. Përfaqësim­in më të mirë nga atletët shqiptarë pa dyshim e bëri Ilir Këllezi i Skënderbeu­t, i cili në maratonë doli fitues me kohën 2h49'41" i ndjekur nga kampioni i Kosovës Emin Grajqevci dhe atleti gjerman Horst Vili Hainrih në vend të tretë. Gara ishte e një vështirësi­e shumë të lartë, pasi vetë terreni në këto treva është shumë i vështirë.

MARATONË 42.195 KM (MESHKUJ)

1. Ilir Këllezi (Shqipëri)

2. Emin Grajqevci (Kosovë)

3. Horst Vili (Gjermani) 2h49'41" 3h00'40" 3h14'19"

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania