Panorama Sport (Albania)

Dopingu, dorëhiqet zv/ministri rus i Sporteve

-

Zëvendësmi­nistri rus i Sporteve, Juri Nagornik, ka dhënë dorëheqjen. Lajmi është bërë publik në faqen zyrtare të qeverisë ruse ku thuhet është një "dorëheqje vullnetare". Më 18 korrik, kreu i komisionit të pavarur të Agjencisë Botërore të Antidoping­ut (WADA), Riçard McLaren, prezantoi rezultatet e studimit, në të cilën, ndër të tjera, u shpreh se Ministria e Sportit ishte e përfshirë në "komplot" për të fshehur përdorimin e dopingut nga sportistët rusë dhe në veçanti Nagornik ka qenë një nga protagonis­tët kryesorë. Kohë më parë, kryeminist­ri rus Dmitri Medvedev kishte pezulluar zëvendësmi­nistrin deri në përfundim të një hetimi të brendshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania