Panorama Sport (Albania)

Aksidenti, kampioni i botës rrezikon jetën

-

Kampioni i botës dhe medalisti i argjendtë olimpik në hedhjen e shtizës, Julius Jego, u përfshi në një aksident që për pak sa nuk rezultoi fatal. Në timonin e Toyotës, keniani u përplas me një kampion në rrugën ndërmjet Nairobit dhe Eldoret mbrëmjen e së dielës. Atleti 27-vjeçar u dërgua urgjent në spital dhe fatmirësis­ht nga stafi mjekësor nuk janë raportuar dëmtime serioze për jetën, porse është mbajtur nën vëzhgim. "Unë jam me fat që jam gjallë, - u shpreh atleti i lindur në Keptonon, i cili fitoi në vitin 2014 Lojërat e Komonuelth­it dhe titullin kampion në Afrikë. - Drejtuesi i automjetit që po vinte përballë meje bëri një manovrim të papritur në rrugë. Nuk kishte asnjë mënyrë që të shmangia aksidentin".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania