Panorama Sport (Albania)

Jeronimo Sarin, trajneri i ri i Sigal Prishtinës

-

Sigal Prishtina ka emëruar një trajner të ri. Ai është kroati Jeronimo Sarin, i cili do të zëvendësoj­ë Petar Mijoviç. Malazez dha dorëheqjen nga posti i tij pak ditë më parë, pasi kampionët në fuqi të Ligës Ballkanike e kanë nisur sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme me katër humbje radhazi. Sarin është një ish-basketboll­ist, i cili në pjesën më të madhe të karrierës ka luajtur për ekipin e tij lokal Sibenik në Kroaci. Gjithashtu ai ka pasur edhe aventura jashtë vendit. Në sezonin 2003-2004 ka luajtur në kampionati­n francez (Pro B) me Beauvais; 20052006 me BK Prostejov (Çeki); 2006-2008 me Sibenikun në Ligën e Parë kroate.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania