Panorama Sport (Albania)

Nojer dhe Myler njëzëri: Derbi i vështirë, por kualifikoh­emi

-

Tomas Myler dhe Manuel Nojer kanë shijuar në maksimum pushimin e ditës së diel. Portieri i Bajernit ka përshëndet­ur fansat në "Facebook" me një foto nga qytetit turistik Tegernsee. "Relaksi në maksimum mes Bundesligë­s dhe kupës", shkruan Nojer, i cili, sipas mediave, ka ndërtuar një vilë në Leeberg. Për të shijuar natyrën e qetë dhe bukuritë e liqenit, si Lahm dhe Uli Hënes kanë nga një shtëpi në Tal, ndërsa Myler e ka ndërtuar në pjesën veriore në Oterfing. Pasi kaluan të dielën në natyrë të qetë, Nojer dhe Myler janë rikthyer ditën e hënë në stërvitje për t'u bërë gati për ndeshjen e kupës, mbrëmjen e së mërkurës kundër Augsburgut. "Kush e njeh Augsburgun, e di mirë se çfarë e pret. Nuk ka për të qenë e lehtë për ne. Augsburgu nuk ka qenë gjithmonë rivali ynë i preferuar. Kemi të bëjmë me një derbi dhe ata do të japin gjithçka për këto 90 minuta. Detyra jonë është ta fitojmë dhe kualifikoh­emi në raundin e tretë. Kemi si qëllim të fitojmë kupën e 19- të", tha Nojer. Edhe sulmuesi Tomas Myler shpreh të njëjtin mendim. "Ndeshjet derbi janë të forta. Augsburgu na i ka vështirësu­ar shumë herë fitoret. Kemi të bëjmë me një finale dhe para tifozëve tanë duam kualifikim­in", deklaroi Myler për "Kicker".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania