Panorama Sport (Albania)

Bajerni gjen pasuesin e Lahmit, Matia De Shiljo

-

Bajerni i Mynihut po mendon të përforcojë krahun e djathtë të mbrojtjes. Edhe pse Filip Lahm bashkë me Rafinjën mbulojnë këtë pozicion, rekordmenë­t gjermanë kanë hedhur grepat në Milano për të gjetur pasuesin e kapitenit. Teksa të dy mbrojtësit kanë kaluar të 30-at, ky pozicion duhet freskuar me gjak të ri. Talenti Joshua Kimish nuk aktivizohe­t më si mbrojtës i djathtë, por si mesfushor. Reporterët e portalit italian "Calcionews­24" kanë zbuluar se kampionia e Gjermanisë interesohe­t për mbrojtësin e Milanit, Matia De Shiljo. 24-vjeçari ka shkëlqyer si me kuqezinjtë, edhe me kombëtaren italiane. Ndërkohë, për De Shiljon, Bajerni ka kohë që interesohe­t. Por, në garë për mbrojtësin italian është edhe Juventusi. Kampionët e Italisë kanë më shumë shanse, pasi trajneri Masimilian­o Alegri e zbuloi në vitin 2011 dhe i dha mundësi të aktivizohe­j me ekipin e parë në kohën kur drejtonte Milanin. De Shiljo ka edhe një vit kontratë me kuqezinjtë. Në këto 5 vite, ai ka zhvilluar 113 ndeshje me Milanin në Serinë A, kupë dhe Champions. Bajerni i Mynihut po bën të gjitha përpjekjet për ta sjellë në Mynih. Shkesë do të bëhet edhe stafi drejtues nga Italia. Trajneri Karlo Ançeloti ka relata shumë të mira me drejtuesit e klubit italian. Veç De Shiljos, Bajerni ka projektuar edhe Lukakun.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania