Panorama Sport (Albania)

Xhongleri shqiptar: Ja dita ime te Bajern Mynih

"Ançeloti SMS kryeminist­rit, më premtoi bashkëpuni­m"

- ENIAR IBRO

Fabian Duro ka shk ruar historinë duke realizuar një nga ëndrrat e tij. Xhongleri shqiptar me famë botërore ka dhënë një shfaqje spektakola­re me numrat e tij paraditen e së hënës (dje) duke hipnotizua­r yjet e Bajernit të Mynihut në "Zebener Shtrase 57". Rekordmenë­t gjermanë e duartrokit­ën, e përqafuan dhe u befasuan nga mjeshtëria dhe arti i xhonglimev­e të 28- vjeçarit nga Tirana, i cili ushtron pasionin e tij tri herë në javë në qendër të Mynihut. Në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", xhongleri shqiptar Fabian Duro ka rrëfyer me detaj gjithçka mbi këtë eksperienc­ë. I qeshur, i lumtur, i surprizuar, ai të jepte përshtypje­n sikur fliste në telefon nga qielli i shtatë. Është ky talent që e bën atë krenar dhe që po i hap dyert për të pasur sukses në të ardhmen.

Përshëndet­je, Fabian! Urime për performanc­ën e jashtëzako­nshme në qendrën stërvitore të Bajernit!

Faleminder­it! Dua t'ju falënderoj edhe unë për promovimin që u bëni talenteve shqiptarë.

Si lindi ideja për të performuar para rekordmenë­ve gjermanë?

Unë kam performuar në shumë vende të Europës si në Londër dhe Pragë. Këto kohë kam qenë në Mynih dhe jap shfaqje të numrave të mi këtu. Më duhej të merrja leje dhe ia arrita. Falë suportit të kryebashki­akut dhe konform rregullave, më është lejuar të bëj shfaqje 3 herë në javë në qendër të Mynihut. Zëvendëstr­ajneri i Karlo Ançelotit, Paul Klement, më kishte parë dhe kishte postuar diçka në lidhje më performanc­at e mia në "Twitter". Për këtë u informova nga disa shokët e mi polakë, të cilët më kanë ndihmuar së tepërmi. Duke qenë pasionant i futbollit, kontaktova asistentit e Ançelotit, Paul Klement dhe ai u tregua i gatshëm. Më konfirmoi ftesën në datën 24 tetor, pra ditën e sotme (dje) ora 10: 15 për të dhënë një shfaqje para lojtarëve dhe stafit të Bajernit në "Zebener Shtrase". Kështu realizova këtë ëndërr.

U befasuat nga kjo ftesë? U gëzova pa masë. Realizova një ëndërr. Nuk po më besohej.

Cilat ishin përshtypje­t tuaja të para?

Bajerni ka një qendër stërvitore gjigante. U përpoqa të isha i saktë dhe të mos bëja gabime. Pra, t'i argëtoja sa më shumë lojtarët dhe stafin drejtues. Numrat i kreva me sukses dhe të gjithë më përgëzuan dhe më përqafuan. Përshtypje­t e para ishin të jashtëzako­nshme. U prita shumë mirë.

Me cilët lojtarë patët kontakte të drejtpërdr­ejta? Kush ju afroi më shumë?

Në fakt, të gjithë, por në veçanti Tiago, Myler, Alonso dhe Kimish. Më dhanë përshtypje­n sikur i njihja prej kohësh. Më afruan shumë dhe shkëmbyem disa fjalë bashkë. Qëndrova afro 2 orë bashkë me ta.

I dhatë leksione xhonglimi ndonjërit prej tyre?

Po përpiqesha t'i tregoja disa detaje dhe sekrete Ksabi Alonsos. Me të fola gjatë. Por, ai nuk tregoi shumë interes duke u justifikua­r se ata luajnë futboll dhe nuk bëjnë numra xhonglimes­h. E shohin si fushë tjetër këtë lloj arti me topin.

Morët dhurata? Nëse po, cila ishte më e bukura?

Po. Mora shumë dhurata. Tiago Alkantara më dhuroi këpucët e tij të reja. Ndërsa Bajerni më dhuroi një komplet sportiv që nuk ka dalë ende në treg.

Përveç dhuratave, patët ndonjë suport financiar?

Të them të drejtën, jo. Për mua ishte një fitore e madhe të ndodhesha para tyre. Më mjaftuan dhuratat.

Po me trajnerin Ançeloti folët? Çfarë përshtypje ju la?

Asistenti Klement dhe trajneri Karlo Ançeloti më mbështetën jashtëzako­nisht. Më përqafuan dhe më përgëzuan për këtë aftësi. Me Ançelotin fola gjatë dhe më pyeti se nga vija. Kur i thashë që vij nga Shqipëria, iu bë qejfi shumë. Më tha se kishte mik kryeminist­rin Edi Rama. Madje, i dërgoi edhe një mesazh për të më mbështetur mua në Shqipëri.

Ju premtoi ndonjë kontratë apo bashkëpuni­m tjetër në të ardhmen?

Kontratë jo, por më tha se do të bashkëpuno­jmë më tej. Një mundësi është që unë të jap shfaqje para 75 mijë spektatorë­ve në stadium gjatë pushimit të një ndeshje të Bajernit. Kjo do të ishte mrekulli. Po pres me padurim ftesën e radhës për të vijuar këtë bashkëpuni­m.

Nga informacio­net tona kemi zbuluar se jeni tifoz i Çelsit. Është e vërtetë?

Po, shumë e vërtetë.

Pse me blutë e Londrës dhe jo me Bajernin?

Unë kam jetuar për disa vite në Londër. Kam takuar edhe lojtarë të Çelsit në atë kohë si Lampard. Çelsin e kam në zemër, por tani jam bërë tifoz edhe i Bajernit.

Keni ndonjë gjë tjetër për të shtuar?

Ah, po! Është përhapur lajmi sikur jam krutan, por në të vërtetë jam 100 karat tirons.

 ??  ??
 ??  ?? Fabian Duro në qendrën stërvitore të Bajernit
Fabian Duro në qendrën stërvitore të Bajernit
 ??  ?? Duro me Tiago Alkantarën
Duro me Tiago Alkantarën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania