Panorama Sport (Albania)

Reagon Reagon trajneri: trajneri: Tefiku Tefiku servil, servil, mohon mohon Josën Josën prej prej Takajt Takajt

“Nuk mund të bie në batakun e injorantëv­e, Tefiku flet gjithmonë me kasetë”

- ILIR CARA

Pas deklaratës së Tefik Osmanit, ku thumboi taktikat e trajnerit Sulejman Starova, trajneri i të kuqve, ndonëse hezitoi fillimisht, ka pranuar që përmes "Panorama Sport" t'i japë një përgjigje korçarit. Përgjigjja e "Bobit" do t'i "djegë" Tefik Osmanit, i cili zakonisht preferon që situatat t'i paraqesë me thumbime e batuta. Duke qenë se nuk pranoi të përmendë emrin e ish-trajnerit Mirel Josa, Starova e përkufizoi Osmanin si servil të presidenti­t Takaj. "Unë nuk merrem me atë që t'i kthej përgjigje, madje edhe media nuk duhet të bjerë në batakun e injorantëv­e. Ai humbi kredite pasi nofkën e ka pasur "servili". Kështu që ai bën servilin e Tan Takes, kur nuk përmend emrin e Mirel Josës. Ai ka përmendur një ndërhyrjen time kur kam qenë drejtor te Teuta. Drejtori dy llafe thotë, nuk thotë shtatë, pasi i ka thënë trajneri fjalët e tjera. Edhe mbrëmë ai bëri detyrën si servil në studio televizive. Ka pasur kasetën me vete dhe ka thënë fjalimin e parashikua­r. Shembullin konkret ai e ka brenda ekipit ku luan, Lilaj, i cili gjithashtu është një lojtar që unë e kam drejtuar. Lilaj e kishte treguar qartë mendimin e tij në "Panorama Sport", jo si ai i nofkës "servili". Pra, shkurtimis­ht atë mund ta përkufizoj si lojtari me nofkën "servili" dhe që flet me kasetë. Kur nuk lavdëroi Mirel Josën, që është rekordi i trajnerëve shqiptarë, çfarë pret më shumë nga ai person", u shpreh trajneri Starova për "Panorama

Sport".

Osmani irriton durrsakët

Deklarata e mbrojtësit Osmani rreth një situate të ndodhur kur korçari dhe Starova ishin pjesë e Teutës nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit durrsak. Mësohet se këto pakënaqësi i ka shprehur direkt zv.presidenti i Teutës, Gentjan Dudushi, i cili, ashtu si pjesëtarët e tjerë të stafit, ka mbetur i habitur nga pohimet e ish-mbrojtësit të tyre, Tefik Osmani.

Starova për Azubel

Trajneri Starova, në prononcimi­n

e tij për "Panorama Sport", ka folur edhe rreth pakënaqësi­ve që pati sulmuesi Ben Azubel pas ndeshjes me Korabin. "Në çdo ekip në botë një lojtar që nuk luan kërkon të aktivizohe­t. Detyra e Azubel dhe e lojtarëve është që të stërviten fort përditë, rrogën e marrin komplet, prandaj kur t'i thotë trajneri do të jetë i gatshëm. Besoj nuk është ndonjë personalit­et ai që po i hamë hakun. Çdo lojtar duhet të ulë kokën e të punojë dhe të jetë i gatshëm për ekipin", përfundoi Starova.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania