Panorama Sport (Albania)

Statistika­t, ikën një trajner çdo 110 minuta lojë

-

Kategoria Superiore "ha kokat" e trajnerëve. Kanë kaluar vetëm tetë javë nga fillimi i kampionati­t, por deri tani janë larguar nga stoli plot 7 trajnerë, afërsisht 1 për çdo javë futbollist­ike të luajtur. E përkthyer në minuta, nga Kategoria Superiore largohet një trajner në çdo 110 minuta. Në fakt, diçka e tillë nuk përbën më lajm në futbollin shqiptar, ku presidentë­t dhe drejtuesit e skuadrave e gjejnë gjithmonë fajin dhe e drejtojnë gishtin te trajnerët e tyre. Kjo është një "gangrenë" e pandreqshm­e, e cila prej disa vitesh është shndërruar në një sëmundje për ekipet e Superiores dhe jo vetëm. Rezultatet pozitive në një ekip futbolli nuk vijnë duke shtypur një buton, apo si me pult sepse të gjithë trajnerët kërkojnë kohën për t'u përshtatur dhe për të integruar idetë e tyre te futbollist­ët dhe skuadra që ata drejtojnë.

Lista- Rekordin për trajnerët e ndryshuar në këtë fillim kampionati e mban skuadra e Teutës. Durrsakët e kanë ndryshuar "timonierin" e tyre plot 4 herë dhe i fundit ishte të dielën që lamë pas. Ahmataj, Begeja dhe Cevoli janë shkarkuar për shkak se nuk i kanë përmbushur pritshmëri­të e drejtuesve, ndërsa Bexhi dha dorëheqjen për të marrë drejtimin e akademisë së Lids Junajtid. Edhe Marselo Troisi nuk mbijetoi për shumë kohë te Laçi, pasi skuadra kurbinase nuk pati ecuri pozitive. Fatin e njëjtë me të e pati edhe Adolfo Sormani i Partizanit, i cili nuk shihej si personi i duhur për vazhdimësi­në e kampionati­t. Italiani u largua me marrëveshj­e nga stoli i të kuqve, ndërsa pankinë e nxehtë për momentin është ajo e Gugash Maganit në Vlorë. Tekniku peqinas ka thënë se nuk rikthehet nëse skuadra nuk zgjidh problemet ekonomike, ndërsa Idrizi nuk ka ndër mend ta lërë të largohet. Herët apo vonë do të mësohet edhe fati i Maganit. Megjithatë, nuk do të vonojë kur ndoshta një tjetër pankinë të mbetet pa trajner... Ne nuk ia urojmë askujt, por me këtë ritëm është shumë e lehtë të bësh parashikim­e.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania