Panorama Sport (Albania)

Kaosi me fushat e reja, masakrohet “Elbasan Arena”

Keqmenaxhi­mi, mbyllen stadiumet “Loro Boriçi” dhe “Selman Stërmasi”

- VLADIMIR MEMA

Infrastruk­tura është një aspekt për të cilin është investuar së fundmi në futbollin shqiptar, mirëpo nuk ka ende një zgjidhje sa u përket stadiumeve dhe sistemimit të klubeve për ndeshjet e tyre. Aq më keq që edhe ato pak stadiume që kanë fusha të ndërtuara rishtas dhe me cilësi të lartë ( të paktën siç pretendohe­t) po keqpërdore­n në mënyrën më të rëndë të mundshme. Nëse dy javë më parë "Selman Stërmasi" priste një ndeshje çdo dy ditë, e njëjta situatë po përsëritet me "Elbasan Arena"- n. Shkatërrim­i

Të premten luhet Elbasani-Sopoti, të dielën Partizani-Skënderbeu, të hënën Tirana- Vllaznia. Të gjitha në një stadium, në "Elbasan Arena". Brenda katër ditësh do të zhvillohen plot tri takime në impiantin e qytetit të Elbasanit, duke pasur kështu një fluks të jashtëzako­nshëm për këtë javë, për shkak të problemeve me stadiumet e kryeqyteti­t. Një situatë aspak normale kjo për një stadium, pasi në këtë mënyrë rrezikohet që të dëmtohet edhe tapeti i këtij impianti modern, i cili duhet thënë se edhe pas dy vitesh, kur hapi dyert për herë të parë, është mbajtur në kushte shumë të mira. Mirëpo, ky fluks ndeshjesh në vetëm pak ditë mund të sjellë dëmtime edhe në këtë sektor, ndonëse deri më tani ia ka dalë që të mirëmbahet më së miri. Në situatat e ngjashme gjatë javëve të kaluara, Elbasani është përzënë nga shtëpia e vet, për të hapur "krahun" për skuadrat e tjera që do të luanin në këtë impiant. Kësaj here, për fat të mirë, verdheblut­ë nuk janë degdisur diku tjetër, por është vendosur që të luajnë në këtë stadium, pasi sfida me Sopotin është afruar për të premten. Gjithnjë nëse deri orët e fundit nuk do të ketë ndryshime të tjera për sa i përket ditës së ndeshjes, sepse nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë dhe verdheblut­ë mund të konsideroh­en sërish si të "njerkës" në shtëpinë e tyre. Një shkatërrim total edhe i një stadiumi me parametrat më të mirë, për shkak të keqmenaxhi­mit.

Moti

Mësohet se një faktor kyç në dhënien e OK- it që në katër ditë të luhen tri takime kanë qenë edhe parashikim­et për një mot të mirë gjatë fundjavës, çka sjell një dëmtim jo shumë të madh të fushës. Mendohet që gjatë këtyre ditëve që do të luhen këto tri ndeshje nuk do të ketë reshje shiu dhe nuk do të ketë probleme për PartizaniS­kënderbeu dhe TiranaVlla­znia, të cilat luajnë pas ndeshjes së Elbasanit me Sopotin. E paqartë mbetet situata nëse parashikim­et do të ishin për një mot të vështirë dhe me reshje. Në këtë rast do të

merrej një vendim i tillë për zhvillimin e tri ndeshjeve të njëpasnjës­hme në "Elbasan Arena", apo do të bëhej spostimi i ndonjë sfide. Stadiumet e mbyllura

Java e nëntë e Superiores bëhet shkas për keqmenaxhi­min e një tjetër impianti në Shqipëri dhe diçka e tillë është për të ardhur keq. Në këtë javë të kampionati­t, dy nga impiantet që përdoren nga skuadrat e Kategorisë Superiore janë të mbyllura. "Loro Boriçi", stadiumi i skuadrës së Vllaznisë, është i mbyllur për gati një muaj dhe do të qëndrojë i tillë deri më 12 nëntor, për ndeshjen Shqipëri- Izrael. Gjithashtu, stadiumi në kryeqytet, "Selman Stërmasi", është i mbyllur për këtë fundjavë, për shkak se po punohet me rimbjellje­n e barit.

 ??  ?? Çast nga ndeshja Shqipëri-Spanjë e zhvilluar në ''Loro Boriçi''
Çast nga ndeshja Shqipëri-Spanjë e zhvilluar në ''Loro Boriçi''
 ??  ?? Fusha e stadiumit “Selman Stërmasi”
Fusha e stadiumit “Selman Stërmasi”
 ??  ?? Situata aktuale e fushës në ''Loro Boriçi''
Situata aktuale e fushës në ''Loro Boriçi''
 ??  ?? Fusha në “Elbasan Arena”
Fusha në “Elbasan Arena”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania