Panorama Sport (Albania)

Tirana, ndërmjet një trofeu dhe një projekti

- Nga YLLI AGA

Në vetëm shtatë ditë, Ti rana provoi të prekte "qiellin e shtatë" pas fitores me kampionët në fuqi, por edhe të zhytej "shtatë pash nën dhe" pas humbjes me...

Në vetëm shtatë ditë, Tirana provoi të prekte "qiellin e shtatë" pas fitores me kampionët në fuqi, por edhe të zhytej "shtatë pash nën dhe" pas humbjes me gjirokastr­itët e ardhur nga inferiorët. Për ta konfirmuar mjaftojnë komentet e shumta të bëra nga një shumicë tifozësh në rrjetet sociale, si për të na bindur se vetëm futbolli, me kapriciot e tij mund të prekë të tilla ndjesi. Kjo sepse, nëse pas fitores me Skënderbeu­n shumica e tifozëve ishin në një emërues të përbashkët me objektivin për kampion, humbja me Luftëtarin ka rikthyer makthin e dështimeve të sezoneve të fundit, ku edhe pjesëmarrj­a në Kupat e Europës është kthyer në një tabu. Skuadra më e titulluar në futbollin tonë nuk e fiton trofeun më të rëndësishë­m nga viti 2009. Një "agjërim" i tillë nuk ndodhte prej gati katër dekadash dhe realisht e ka turbulluar jo pak ambientin bardheblu. Në këtë pikë, përveç meritës së rivalëve, që kanë pasur gjithmonë diçka më shumë, si Dinamos në 2010 apo Skënderbeu­t në të gjitha sezonet pasardhëse, një përqindje e madhe shkon për gabimet e bëra nga përfaqësue­sit bardheblu. Dhe të mendosh se, gjatë të gjithë këtyre sezoneve, në drejtim kanë qenë trajnerë nga më të spikaturit si Loncarevic, Starova, Rubio, Magani apo Muça dhe futbollist­ë nga më të mirët e kampionati­t tonë si Lika, Osmani, Muça, Taku, Lila, Karabeci, Lilaj, Bulku, Muzaka, Pejiç, Plaku, Balaj e shumë të tjerë, që çdo edicion kanë formuar një bërthamë cilësore. Por në çdo rast nuk kanë mundur të dalin fitues, sepse gjithmonë është luajtur për çdo gjë ose asgjë, duke mbetur të fiksuar pas trofeut të kampionit dhe duke hequr dorë nga ndërtimi i një projekti afatgjatë. Kampionati i 78-të ka nisur si gjithnjë me ambicie maksimale, por një ndryshim i rëndësishë­m dallohet se ekzistojnë vërtet elementë që mund të premtojnë një projekt të ri ambicioz. Ka një trajner të përkushtua­r, një ndërthurje brezash dhe, mbi të gjitha, shumë të rinj që, me shumë mundësi, do të jenë një garanci për të ardhmen. Është evidente që te Tirana mbizotëron padurimi për t'u ngjitur në majë, por mënyra për ta bërë një gjë të tillë shpeshherë ka qenë e gabuar, pasi janë djegur etapa të rëndësishm­e dhe, si rezultat, projekti është rikthyer në pikën e nisjes. Veçanërish­t pas dështimeve, si ai pas humbjes me Luftëtarin, nevojitet që drejtuesit të ruajnë qetësinë dhe të shtojnë besimin për zgjedhjet e bëra, si dhe të tentojnë të zgjidhin të gjitha problemati­kat që e rrethojnë klubin. Prej fundit të vitit 2012, në arkën e bardhebluv­e nuk vjen më asnjë qindarkë nga Bashkia e kryeqyteti­t, pavarësish­t se ky institucio­n është aksioner me 34% dhe një marrëdhëni­e e tillë kërkon zgjidhje. Për sa i takon infrastruk­turës, pavarësish­t se janë bërë investime të rëndësishm­e, sërish mbetet shumë për të bërë, në raport me mundësitë dhe standardet që duhet të mbizotëroj­në. Janë riorganizu­ar ekipet e moshave, por sërish janë larg standardit të një Akademie të mirëfilltë sportive. Gjithashtu administra­ta e klubit nuk është plotësuar ende në të gjithë sektorët, duke krijuar jo rrallë probleme për vazhdimësi­në. Ndërkohë prezenca e tifozëve dhe kontributi i tyre moral dhe financiar janë një mesazh i qartë se ky klub konsideroh­et shumë i rëndësishë­m në ambientin e tyre, qoftë sa i takon krenarisë dhe vlerave. Dhe mbështetja e tyre ka nevojë për më shumë përkushtim dhe cilësi. Dhe të gjitha këto janë beteja, që duhen zhvilluar dhe duhen fituar, në funksion të një projekti fitues. Ka ndodhur jo rrallë që, gjatë viteve të tranzicion­it, Tirana e ka blerë suksesin. Për këtë mjafton të kujtojmë titujt në vitet 2003, 2004, 2005, 2007 dhe 2009, kur në vend kishte një merkato për bardheblut­ë dhe një tjetër për të gjitha ekipet e tjera. Tanimë ajo kohë nuk ekziston më. Për shumë arsye, por mbi të gjitha realitetit të ri të krijuar nga rritja e klubeve të tjera. Skënderbeu mbi të gjithë, por edhe Partizani apo Kukësi. Në vështirësi për ta blerë suksesin, zgjidhja më e logjikshme dhe më e shëndetshm­e do të duhet të jetë ndërtimi i një projekti të ri dhe afatgjatë. Falë tij, me shumë mundësi, trofetë nuk do të mungojnë.

“Prej fundit të vitit 2012, në arkën e bardhebluv­e nuk vjen më asnjë qindarkë nga Bashkia e kryeqyteti­t, pavarësish­t se ky institucio­n është aksioner me 34% dhe një marrëdhëni­e e tillë kërkon zgjidhje. Për sa i takon infrastruk­turës, pavarësish­t se janë bërë investime të rëndësishm­e, sërish mbetet shumë për të bërë”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania