Panorama Sport (Albania)

Xhenoa shfryn Milanin, “djalli” merr leksione

Dështon kalimi në vendin e parë, zhgënjejnë Poli dhe Honda

- Përgatiti: LEAR MAÇI

Milani po ndiqte ëndrrën e mad he për të kaluar natën në vendin e parë, në pritje të ndeshjes së Juventusit, mirëpo kjo ëndërr u shua në stadiumin "Marasi" të Xhenoas, teksa Ninkoviç në ndeshjen e parë si debutues në Serinë A i hapi rrugë fitores së kuqebluve. Autogoli i Kuçkës dhe Pavoleti vulosën më pas rezultatin përfundimt­ar të takimit.

Kuqezinjtë në kaos- Trajneri i Milanit, Vinçenco Montela, vendosi të bënte rrotacion në krahun e djathtë duke aktivizuar Polin në vendin e Abates dhe Hondën, që zëvendësoi Suson. Operacion i dështuar. Në krahun tjetër, kolegu i tij Juriç aktivizon për të parën herë si titullar Ninkoviç dhe fiton "bastin". Milani kishte nevojë për një tjetër fitore në transfertë pas asaj ndaj Kievos, për t'u konfirmuar se mund të luftojë edhe për titull, pasi kishte mposhtur Juventusin në përballjen e drejtpërdr­ejtë, por kuqezinjtë dalin nga "Marasi" me vetëdijen se vendi i tretë (rikthimi në Champions) do të përbënte një sukses. Ekipi i Montelës nuk luajti keq, por humbja 3-0 mbetet humbje e rëndë që shihet si pengesë për ambiciet kuqezi. Xhenoa e gjeti rrugën e rrjetës për të parën herë rrugën e rrjetës në minutën e 11- të, teksa Rinkon krosoi në zonë duke "peshkuar" Ninkoviç, i cili nuk gaboi duke realizuar golin e avantazhit me kokë. Honda gabon rëndë duke e mbajtur lojtarin në pozicion të rregullt. Kuqezinjtë duken të çoroditur dhe nuk gjejnë forcën për të reaguar në pjesën e parë. Provoi vetëm Bonaventur­a me një goditje jashtë zone, e cila përfundoi larg portës së mbrojtur nga Perin.

Makthi- Milan e kërkoi me ngul golin e barazimit, edhe pse në 30 minutat e fundit luajti me një futbollist më pak si pasojë e kartonit

të kuq të marrë nga Paleta, i cili ndërhyri rrezikshëm ndaj Rigonit. Montela provoi të ndryshonte duke aktivizuar Luiz Adrianon dhe Suson, por spanjolli në fillim dhe Poli më pas shpërdorua­n mundësitë më të mira për shënim. Në krahun tjetër, Xhenoa reagoi si duhet pas humbjes në derbin kundër Sampdorias duke shënuar edhe dy gola të tjerë në 10 minutat e fundit kur Kuçka

devijoi në rrjetën e Donarumës goditjen e Pavoletit dhe më pas vetë Pavoleti përfitoi nga gabimi i Romanjolit duke realizuar golin e tretë. Milani u "rrëzua" vetëm disa metra pranë ëndrrës, teksa shpërdoroi një mundësi të shkëlqyer për të marrë (edhe pse vetëm për një natë) kreun e klasifikim­it. Ndërsa në krahun tjetër Xhenoa i gëzohet fitores së parë në shtëpi në këtë sezon.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania