Panorama Sport (Albania)

Juvja dhe Interi, shansi për të bërë kthesën

"Në sulm do luajnë Manxukiç-Higuain, kampionati i gjatë"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Vetëm pak ditë pas humbjes me Mila nin, Juventusi ka shansin për të reaguar dhe për t'u rikthyer te fitoret. Sot, në "Juventus Stadium" do të vijë Sampdoria, por trajneri Masimilian­o Alegri nuk ka aspak frikë dhe mendon që ekipi i tij do të triumfojë. Në konferencë­n për shtyp, ai konfirmoi që në repartin e sulmit do të luajnë Manxukiç dhe Higuain.

Gjatë kësaj kohe është folur shumë për Higuainin. Mos ndoshta duhet të përshtatet ai me Juventusin, apo Juventusi me lojën e tij?

Përpara se t'i përgjigjem pyetjes dua të them se Higuain është duke bërë shumë mirë dhe po i përshtatet lojës së skuadrës. Ai po sakrifikoh­et shumë. Është normale që edhe ne duhet ta kërkojmë më shumë në zonën kundërshta­re, sepse ai është shumë i lëvizshëm atje përpara. Nesër (sot) me Manxukiçin duhet ta ndihmojnë njëritjetr­in. Unë jam i kënaqur me atë që ka bërë Higuain gjatë kësaj kohe sepse ka shënuar 7 gola. Ai, ashtu si skuadra, është duke u rritur shumë.

Na thoni diçka për formacioni­n. Kush do të luajë nesër?

Do ta mësoni kur skuadra të zbresë në fushën e lojës. Do të rikthehen lojtarë shumë të rëndësishë­m si Markizio, Rugani dhe Azamoah. Njëri prej tyre do të luajë. Bufon do të pushojë, sepse ditën e sotme ka nisur të stërvitet. Në portë do të jetë Neto.

Pse Kuadrado nuk e nis ndeshjen si titullar? Mos ndoshta është një futbollist që i zgjidh ndeshjet nga stoli?

Kjo që thoni ju mund të jetë diçka e vërtetë dhe Kuadrado duhet vlerësuar për këtë gjë, por ai është një futbollist që meriton të luajë edhe nga fillimi. Këto janë vlerësimet që bëj

unë dhe dua ta shpërndaj në mënyrë më të mirë minutat që duhet të marrin futbollist­ët.

Tani po flasin për çështjen "titull", ndërsa një vit më parë nuk kishte diskutim të tillë.

Për sa u përket llogarive që mund të bëhen për kampionati­n është shumë e vështirë.

Jemi në javën e nëntë dhe kampionati është shumë i gjatë. Është shumë herët për të folur për gjëra të tilla. Në festat e fundvitit do të shohim pozicionin ku ndodhemi dhe pastaj të bëjmë llogaritë. Mbi të gjitha duhet të kthehemi te fitorja dhe nesër (sot) dua patjetër 3 pikët.

Sampdoria vjen me eufori në Torino.

Është e vërtetë. Kanë fituar derbin, por edhe më parë kanë bërë ndeshje shumë të mira. Është një skuadër që duhet të merret në konsiderat­ë.

Si është situata e futbollist­ëve të dëmtuar?

Duhet t'i lëmë të rikuperohe­n të qetë dhe pa presion. Dibala dhe Pjaca do të bëjnë analiza dhe ushtrime gjatë kësaj kohe dhe mendoj që mund të rikthehen pas pushimeve që do të kenë ekipet për shkak të kombëtarev­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania