Panorama Sport (Albania)

Kelmendi: Nuk kam shkuar kurrë në disko

-

Kampionia Olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi, ka thyer heshtjen për jetën e saj private. E ftuar në emisionin "Pasdite në Top Channel", kosovarja 25-vjeçare, e cila bëri historinë në Lojërat e Rio de Zhaneiros, zbuloi se nuk ka shkuar asnjëherë në disko. "Kam filluar të merrem me këtë sport sepse edhe palestrën e kisha afër shtëpisë në Pejë. E doja shumë xhudon dhe isha e vendosur të investoja në këtë sport. Unë nuk kam shkuar kurrë në një diskotekë si bashkëmosh­ataret e mia. Mami më thoshte 'Shko, përse nuk shkon? Të gjitha vajzat e tjera shkojnë'. Unë kisha vetëm një qëllim: të isha më e mira në xhudo", u shpreh Kelmendi. Përpara

katër viteve në Lojërat Olimpike të Londrës, Kelmendi do të përfaqëson­te flamurin kuqezi, por ajo premierë rezultoi zhgënjyese. "Dështimi në atë Olimpiadë ka qenë një goditje shumë e rëndë për mua. Ishte një humbje e pamenduar si pasojë e një gabimi të pafalshëm. E kam vuajtur shumë dhe më është

dashur kohë për ta marrë veten", shtoi xhudistja. Por atë zhgënjim të Londrës, sportistja pejane e hodhi pas shpine për të shpërthyer në gusht në Rio, ku bëri që të dëgjohej për herë të parë himni i Kosovës në një event madhor kaq të rëndësishë­m. "Ishte e jashtëzako­nshme ajo që ndodhi në Brazil. Për

mua, finalja ishte ndeshja e gjysmëfina­les. Ajo përballje ka qenë më e vështira sepse kundërshta­rja ishte sfiduesja më e madhe në këtë Olimpiadë. Kur e fitova atë ndeshje isha e bindur se do të fitoja medaljen e artë". Ndërkohë xhudistja, e cila për sezonin 2016 ka një ecuri rekord, 15 fitore në po kaq ndeshje të fituara, shtoi se ka përballë të tjera sfida duke u përgatitur për lojërat e ardhshme. "I gjithë ky sukses ka ardhur si pasojë e një pune dhe stërvitjej­e me shumë përkushtim", shtoi flamurmbaj­tësja e Kosovës në Lojërat e Rios. Ndërsa trajneri i saj Driton Kuka, i pranishëm edhe ai në emision, theksoi se nuk pranojnë asnjë ofertë të shteteve të huaja për të garuar në emrin e tyre. "Shtete që kanë miliona euro fonde për Federatën e Xhudos do ta dëshironin Majlindën, por për ne ajo është një çështje e mbyllur. Pasi përfaqësoi Shqipërinë, Majlinda nuk do të garojë për askënd tjetër përveç Kosovës", tha trajneri Kuka.

 ??  ?? Majlinda Kelmendi me medaljen e artë olimpike
Majlinda Kelmendi me medaljen e artë olimpike

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania