Panorama Sport (Albania)

FSHF shton komoditeti­n, 2 mln euro për zyrat e reja

Selia e re e federatës me kushte moderne

-

Siç e pati njoftuar gazeta "Panorama Sport" në numrin e datës 19 korrik, Federata Shqiptare e Futbollit po bëhet gati që të ndryshojë vendndodhj­en e selisë së saj në ndërtesën e kompleksit "Dinamo". Së fundmi, institucio­ni i futbollit është futur në fazën konkrete të miratimit të projektit për ndërtesën e re, ndërkohë që ka marrë një propozim nga studio arkitektur­ore për modelin si mund të jetë ndërtesa në fjalë. Gazeta "Panorama Sport" zbardh edhe detajet që do të ketë ky projekt, që nga kapaciteti i godinës, ndryshimet që do të ndodhin në ndërtesën ekzistuese, shuma financiare që pritet të investohet etj. Me të ardhurat e shumta që përfitoi falë kualifikim­it të Kombëtares në Europian, Federata Shqiptare e Futbollit mund t'i lejojë vetes tashmë edhe komoditet të theksuar në zyrat e reja. Pronësia - Federata Shqiptare e Futbollit, me një vendim të disa viteve më parë, mori pronësinë e truallit mbi të cilin ishte ndërtuar "Qemal Stafa". Edhe në marrëveshj­en për stadiumin e ri kombëtar që do të ndërtohet, institucio­ni i futbollit në vend ka një përqindje të konsiderue­shme të hapësirave të përcaktuar­a në marrëveshj­en me kompaninë e ndërtimit. Së fundmi, FSHF është duke kërkuar një tjetër pronë publike. Për të ndryshuar selinë e saj, që aktualisht gjendet e vendosur në ambiente me qira në një nga pallatet pranë Ambasadës Amerikane, FSHF ka kërkuar nga Bashkia e Tiranës që të marrë në zotërim edhe ndërtesën aktuale të kompleksit "Dinamo" që gjendet në hapësirën e Parkut Olimpik. Projekti - "Do të ristruktur­ohet godina. Bashkia e Tiranës do të bëjë kalimin e pronësisë së godinave ekzistuese, pa të drejtë ndryshim destinacio­ni, që FSHF të mund të ndërtojë zyrat e saj. Do të jetë sërish një godinë me karakter sportiv, do të krijojë një ambient rekreativ. Do të jetë projekt i gjelbër ekologjik, që do të ketë të gjitha standardet, duke nisur me mjetet alternativ­e të sigurimit të energjisë", deklaron Arben Dervishaj, anë- tari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF për "Panorama Sport". Detajet - Më tej, gazeta ka mësuar edhe investimin që pritet të kryhet si dhe detaje për sellinë e re të FSHF-së. Për momentin po diskutohet dhe negociohet me Bashkinë e Tiranës për formulën e menaxhimit të kësaj ndërtese. Mirëpo, FSHF në bashkëpuni­m me një kompaninë arkitektur­ore australian­o- gjermane dhe arkitekt Peter Uillson do të ketë një seli të re, për të cilën pritet të investohen rreth 2 milionë euro. Një shifër e përafërt, duke qenë se momentalis­ht është faza e ideimit. Bëhet fjalë për një godinë katërkatës­he, e cila do të ndërtohet mbi atë ekzistuese. Kjo e fundit do të pësojë shembje ku do të jetë nevoja dhe vetëm ristruktur­im në pjesë të tjera. Do të ketë, krahas zyrave për nevojat aktuale të këtij institucio­ni, edhe një muze shumë herë më të zgjeruar sa është sot në ambientet e FSHF-së.

 ??  ?? Faksimile e lajmit të bërë nga "Panorama Sport" më 19 korrik të këtij viti për zhvendosje­n e selisë së re të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Faksimile e lajmit të bërë nga "Panorama Sport" më 19 korrik të këtij viti për zhvendosje­n e selisë së re të Federatës Shqiptare të Futbollit.
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania