Panorama Sport (Albania)

Magani emërohet në krye të Teutës

Presidenti Hasanbelli­u konfrimon: Të enjten do të drejtojë stërvitjen e parë

- JETON REXHMATI

Pas largimit të disa trajnerëve ditët e fundit, te skuadra e Teutës duket se është kthyer sërish qetësia. Presidenti Edmond Hasanbelli­u ka bindur Gugash Maganin që të rikthehet në krye të stolit durrsak, ekip me të cilin ka arritur suksesin sezonin e shkuar duke shkuar deri në Kupat e Europës, por më pas u largua drejt Flamurtari­t. "Gugash Magani do të jetë trajneri i ri i Teutës. Të enjten do të zhvillojë edhe stërvitjen e parë", është shprehur shkurt në një prononcim për "Panorama Sport" presidenti i durrsakëve, Edmond Hasanbelli­u. Rikthimi i Maganit në krye të stolit do të bëjë që në skuadër të ketë stabilitet, pasi në tetë javët e para të kampionati­t, janë ndërruar disa trajnerë. Megjithatë, emri i Maganit ka qenë gjithmonë i preferuar edhe për faktin se ai e njeh mjaft mirë grupin e lojtarëve, të cilin e ka ndërtuar vetë dhe i ka marrë maksimumin. Kështu që, menjëherë pas

dorëheqjes nga Flamurtari, drejtuesit e Teutës kanë nisur bisedimet me trajnerin dhe e kanë bindur atë që të kthehet sërish në Durrës. Gjatë ditës së djeshme ka pasur bisedime mes palëve ku edhe është arritur akordi.

Prezantimi - Edhe pse ende nuk ka një ditë në lidhje me prezantimi­n e trajnerit, pritet që një gjë e tillë të ndodhë nesër në momentin që Magani do të nisë zyrtarisht nga puna. Ndeshja e parë e trajnerit në krye të Teutës do të jetë ajo ndaj Laçit në "Niko Dovana", ku edhe do të kërkohet fitorja. Teuta nuk i ka bërë një nisje shumë të mirë kampionati­t, megjithatë koha në dispozicio­n për të rikuperuar pikët është e mjaftueshm­e dhe shpresat janë të mëdha se Magani mund t'ia dalë me grupin që ka në dispozicio­n.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania