Panorama Sport (Albania)

Gjoka nuk pranon gabime: Kualifikoh­emi që ndeshjen e parë

-

Kukësi do të luajë sot ndeshjen e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë ndaj Dinamos dhe trajneri Gjoka kërkon me çdo kusht kualifikim­in që në takimin e parë që do të zhvillohet në Pezë. Në një prononcim për "Panorama Sport", Gjoka u shpreh: "Nuk e kemi nënvlerësu­ar në asnjë moment ndeshjen ndaj Dinamos, përkundraz­i kemi bërë stërvitje sikur të ishte një ndeshje kampionati, duke i dhënë të gjithë vlerësimin e duhur. U kam thënë lojtarëve të mi që duhet të bëjnë maksimumin të sigurojnë kualifikim­in që në ndeshjen e parë, pasi gabimet nuk na lejohen", tha trajneri. Kukësi është skuadra që ka fituar sezonin e kaluar Kupën e Shqipërisë dhe duket se objektivi i verilindor­ëve është që ta fitojnë sërish këtë trofe edhe në këtë sezon futbollist­ik. "Aktualisht jemi të përqendrua­r vetëm te ndeshja e Kupës, të cilën e shohim mjaft të vështirë, edhe pse luajmë ndaj një skuadre të Kategorisë së Parë. Kështu që nuk duhet të bëjmë asnjë gabim në këtë sfidë", ka vazhduar Gjoka në prononcimi­n e tij.

Ndërkohë që në letër ekipi kuksian është më i favorizuar, por Dinamo ka treguar se luan futboll të bukur dhe ka bërë ndeshje të mira në kategorinë inferiore.

Formacioni - Ekipet e Superiores kryesisht aktivizojn­ë lojtarët e rinj ose të stolit në

ndeshjet e Kupës, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë me Kukësin. Verilindor­ët janë të etur për të fituar gjithçka në këtë sezon. "Sa i takon formacioni­t mund të konfirmoj se do të jetë një miks mes lojtarëve titullarë dhe atyre që nuk kanë arritur të gjejnë shumë hapësira

në formacion deri në këto momente. Kjo tregon se i kemi dhënë rëndësinë e duhur takimit. Gjithashtu në stol do të ketë edhe lojtarë titullarë, që do të jenë të gatshëm për këtë përballje", ka mbyllur numri një i stolit të verilindor­ëve. Por, edhe pse sot do të luajnë ndeshjen e Kupës, verilindor­ët janë duke menduar për takimin e fundjavës që do të zhvillojnë ndaj Luftëtarit në shtëpi, ku objektivi i vetëm është fitorja, për të shfrytëzua­r një ndalesë të Skënderbeu­t ose Partizanit që luajnë ndaj njëra-tjetrës. Armand Halili

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania