Panorama Sport (Albania)

Rrahmani, Partizani shkon në FIFA

Të kuqtë kërkojnë nga kroatët 60 mijë eurot e formimit të lojtarit dhe kamatëvone­sën

- ILIR CARA

Në gusht të vitit 2015 Partizani fi toi të drejtën për të përfituar nga RNK Split shumën e formimit të mbrojtësit Amir Rrahmani. Lojtari iku me parametër zero te kroatët, por të kuqtë bënë kërkesë në FIFA për të marrë të ardhurat që u takojnë nga formimi i mbrojtësit kosovar. Sipas përllogari­tjeve, Partizanit i takonin që të merrte 60 mijë euro nga RNK Split. Më 29 qershor të këtij viti, FIFA i dha urdhër klubit kroat që të shlyente Partizanin për të drejtën e formimit të Rrahmanit, përndryshe do të përballej me sanksione. Ndonëse kanë kaluar katër muaj nga ky vendim, Partizani ende nuk i ka arkëtuar paratë nga RNK Split. Sekretari i Përgjithsh­ëm i Partizanit, njëkohësis­ht edhe avokat i klubit, Gerald Burba, i pyetur për këtë rast ka sqaruar situatën aktuale, si dhe hapat që do të ndërmarrin "demat" ndaj kroatëve. Duke parë që RNK Split nuk e ka ankimuar vendimin e FIFAs dhe ka kaluar çdo afat kohor, Partizani do ta kërkojë deri në fund të drejtën, ku përveç shumës që i takon, do të kërkojë edhe përqindjen nga vonesat.

Sekretari Burba- "Të drejtën për përfitimin e lojtarit e kemi fituar që në verën e 2015-ës. RNK nuk e ka ankimuar vendimin e FIFA të datës 29.06.2016, i cili i jepte të drejtë Partizanit për

kompensimi­n e formimit të lojtarit Amir Rrahmani. Në kushtet kur afatet e ankimimit janë ezauruar, Partizani ka kërkuar nga RNK ekzekutimi­n e vendimit, duke i lënë një afat kohor, i cili është tejkaluar. Në këto rrethana Partizani i është drejtuar Komisionit të Disiplinës në FIFA

për vënien në ekzekutim të vendimit të 29 qershorit. Nëse RNK do të vijojë të refuzojë ekzekutimi­n e vendimit të FIFAs, rrezikon sanksione që mund të jenë gjoba, heqje pikësh nga klasifikim­i apo edhe rënie nga kategoria. Masat mund të vijnë të përshkallë­zuara, nga me e lehta

tek ajo më e renda derisa ekzekutimi i pagesës të bëhet plotësisht, së bashku me përqindjet e vonesave", u shpreh Gerald Burba për "Panorama Sport". Përveç kësaj shume, të kuqtë presin edhe 5% të shumës së transferim­it të Rrahmanit nga RNK Split te Dinamo e Zagrebit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania