Panorama Sport (Albania)

Noka: Me Partizanin ndeshje prestigji, tregojmë forcën tonë

-

Për presidenti­n e Besëlidhje­s, Gjok Noka ndeshja e sotme ndaj Partizanit, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, do të nxjerrë në pah vlerat e vërteta që lezhjanët kanë në këtë sezon futbollist­ik. "Që nga momenti që unë jam në krye të Besëlidhje­s, në postin e presidenti­t, ekipi është nga më të organizuar­it dhe ka një staf mjaft cilësor, duke nisur nga drejtori teknik Bruka, trajneri Nica e të gjithë ata që punojnë në skuadër. Dhe për këtë arsye objektivi kryesor është ngjitja në Superiore. Në lidhje me ndeshjen e Kupës më vjen mirë që shorti na ka vënë përballë Partizanit, pasi e kemi kaluar me sukses turin e parë. Të kuqtë janë ekip pretendent si për titullin kampion, ashtu edhe për Kupën e Shqipërisë dhe kjo ndeshje do të tregojë saktësisht edhe fuqinë e Besëlidhje­s dhe aftësitë e stafit teknik. Skuadra është përgatitur si gjithmonë për këtë përballje, pasi jemi duke menduar edhe për takimin e fundjavës që luajmë në transfertë ndaj Ilirisë. Por, takimi ndaj Partizanit do të jetë një ndeshje prestigji, ashtu siç e theksova edhe më lart, ndaj ne do të luajmë lojën tonë dhe fitorja le të peshojë në anën e skuadrës që e meriton. Ndërsa sa për ambiciet e mia, besoj se i kam shpreh që ditën e parë të grumbullim­it të skuadrës, ku me futbollist­ët dhe stafin teknik kemi rënë dakord që të luftojmë me shpirt gare, që Besëlidhja të rikthehet në elitë, aty ku e ka edhe vendin, për këtë unë nuk do të kursej asgjë", ka përfunduar deklaratën njëshi i klubit lezhjan. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania