Panorama Sport (Albania)

Devolli: Mendojmë Superioren, në Kupë shkojmë sa më larg

-

Me 15 pikë të plota në pesë ndeshje Kamza është një nga skuadrat kryesore të grupit A në Kategorinë e Parë, që synon ngjitjen në Superiore. "Rezultatet e deritanish­me kanë ardhur pas një pune sistematik­e e të vazhdueshm­e. Madje që në verë, kur nisëm fazën përgatitor­e, kemi biseduar me presidenti­n Naim Qarri për synimet dhe objektivat e klubit tonë për sezonin e ri. Duke qenë se objektiv është ngjitja në Superiore, ne u morëm me ndërtimin e skuadrës së re. Të gjitha këto bënë të mundur që ne të jemi këtu. Por, kemi edhe mundësi që të përmirësoh­emi ende si në fazën mbrojtëse ku kemi pësuar gol nga goditje standarde, por edhe në fazën sulmuese ku duhet të shënojmë më shumë. Çdo ditë jemi duke u stërvitur që të korrigjojm­ë sa më shumë nga loja jonë", është shprehur në një prononcim për "Panorama Sport" trajneri Bledar Devolli, që pranon se rikthimi i Kamzës në elitë nuk është aspak i lehtë. "Unë si parim kam që nuk shikoj kundërshta­rin, po vetveten. Çdo gjë mundohemi ta kërkojmë pengesën te vetja jonë dhe jo te kundërshta­ri. Nëse ekipi im i bën të gjitha gjërat mirë si në mbrojtje edhe në sulm, është e padiskutue­shme që nuk ke kundërshta­r. Unë nuk shikoj rival te grupi ynë. Rruga është e gjatë dhe e vështirë, çka kërkon më shumë punë e përkushtim", tha trajneri që komentoi edhe ndeshjen e sotme të Kupës ndaj Vllaznisë. "E kam thënë dhe herë të tjera, ne synojmë të shkojmë sa më lart. Ne në çdo ndeshje qoftë kampionati apo Kupe hyjmë në fushë për fitore. Ne do t` ia bëjmë hyzmetin edhe Kupës, pasi kemi 22 lojtarë në dispozicio­n dhe në Kupë ka hapësira për aktivizimi­n e të gjithëve", ka mbyllur Devolli. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania