Panorama Sport (Albania)

Osmani i kthen përgjigje trajnerit Sulejman Starova

"Fjalët me vend i thonë të vuajturit dhe jo të diturit"

- LLAZI SARO

Atmosfera e pragndeshj­es Par tizani-Skënderbeu është ndezur parakohe me replikat mes Tefik Osmanit dhe Sulejman Starovës. PartizaniS­kënderbeu do të jetë një takim ku do të luhet vendi i parë me të dytin dhe, për më tepër, dy ekipe që kanë rivalizuar deri në 90 minutat e fundit të sezonit të kaluar. Replikën i pari e nisi Osmani në emisionin "Procesi Sportiv" për mënyrën sesi Starova kërkonte që të ruhej më shumë mbrojtja kur ishin pjesë e Teutës. "Starova, kur ka qenë drejtor klubi, na thoshte gjithmonë dy fjali: Shete dhe Osmani mendoni për prapavijën, Çote të dali çfarë të dali", tha mbrojtësi të dielën në darkë. Me sa duket, citimi i bërë nga Tefik Osmani e ka "acaruar" Sulejman Starovën, i cili nuk është ndier aspak komod nga ky konstatim i mbrojtësit korçar, i cili në një prononcim për "Panorama Sport" e ka quajtur servil Osmanin. "Ai humbi kredite pasi nofkën e ka pasur 'servili'. Kështu që ai bën servilin e Tan Takes, kur nuk përmend emrin e Mirel Josës. Ai ka përmendur një ndërhyrjen time kur kam qenë drejtor te Teuta. Drejtori dy llafe thotë, nuk thotë shtatë, pasi i ka thënë trajneri fjalët e tjera. Ai bëri detyrën si servil në studio televizive. Kur nuk lavdëroi Mirel Josën, që është rekordi i trajnerëve shqiptarë, çfarë pret më shumë nga ai person", u shpreh trajneri Starova për "Panorama Sport".

Kundërpërg­jigjja e Osmanit

Nga ana tjetër, Osmani nuk ka vonuar me reagimin e tij pas fjalëve të Starovës. Këtë herë, përmes profilit të tij në "Facebook", Osmani ka shpërndarë një foto që i përket një ndeshjeje të grupeve të Europa Ligës, ku ka shtuar edhe citimin: "Fjalët me vend i thonë të vuajturit dhe jo të diturit... Një i ditur flet ç'ka lexuar. Një i vuajtur flet atë që ka jetuar Profesor". Ky ka qenë reagimi i Tefik Osmanit duke replikuar me atë që Starova kishte thënë në adresën e tij. Duket qartë se reagimi ka qenë enkas për këtë rast, pasi në fund ai ka specifikua­r se i drejtohej Starovës, nga vetë fjala profesor. Me sa duket, ky replikim mes dy figurave të dy ekipeve do ta nxehë akoma më shumë sfidën e fundjavës. Përballja në fushën e lojës pritet të bëhet akoma më "e nxehtë" për shkak të këtij rivaliteti që po zhvillohet jashtë fushe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania