Panorama Sport (Albania)

"Te Vllaznia nuk ka probleme, Kupa në objektivat e klubit"

Drejtori Zeka sqaron situatën dhe kërkon kualifikim ndaj Kamzës

-

Vllaznia e vlerëson maksimalis­ht Kupën e Shqipërisë dhe shkodranët kanë ndër mend që të shkojë shume larg në këtë veprimtari. Në prag të përballjes me Kamzën në transfertë, drejtuesit kuqeblu bëjnë me dije se objektivat janë të qarta. Kërkohet kualifikim­i ndaj Kamzës për të vijuar më pas në këtë veprimtari. Drejtori sportiv i Vllaznisë, Eugent Zeka, ka bërë të ditur objektivat e shkodranëv­e për Kupën e Shqipërisë. "Vllaznia këtë sezon ka objektiv që të shkojë sa më larg në Kupën e Shqipërisë. Natyrisht që është një objektiv jo shumë i lehtë për ne, por jemi të bindur se me shumë punë, angazhim, përpjekje e seriozitet nga të gjithë lojtarët, por edhe nga ana jonë si drejtues besoj se mund t'i plotësojmë ato që kemi në objektiv. Fillimisht, kemi ndeshjen me Kamzën dhe patjetër që objektiv në këtë sfidë të parë është fitorja, në mënyrë që ta kemi sa më të thjeshtë kualifikim­in në ndeshjen e dytë. Vllaznia ka të gjitha mundësitë për të fituar, edhe pse ndeshja luhet në transfertë ndaj Kamzës. Jemi përgatitur dhe them se ekipi është krejtësish­t i gatshëm për këtë

ndeshje. Shpresojmë të bëjmë më të mirën ndaj Kamzës", shprehet Zeka. Kundërshta­ri - Pavarësish­t objektivav­e për të fituar në përballjen e Kupës ndaj Kamzës, drejtori Zeka pranon se Kamza është një rival i denjë dhe se nuk do të jetë aspak e lehtë

për të gjetur fitoren në këtë ndeshje. "Është e qartë që ne nuk duhet që të neglizhojm­ë absolutish­t ndaj Kamzës si e vetmja mundësi për të marrë fitoren. Patjetër që unë, trajneri Cungu dhe lojtarët e dimë se Kamza është një rival i denjë për Vllazninë. Është një ekip që po tregon një formë të mirë sportive në Kategorinë e Parë dhe jo më kot kryeson. Ka lojtarë të mirë në përbërje, që shumë mirë mund të luajnë edhe në Superiore. Në këtë mënyrë duhet që të tregohemi të kujdesshëm për të marrë fitoren. Për këtë jemi të ndërgjegjs­hëm, ndaj Vllaznia nuk do të tolerojë aspak, por do të djersijë shumë për t'u kthyer me fitore në Shkodër", vijoi drejtori Zeka. Problemet te Vllaznia - "Te Vllaznia nuk ka asnjë problem. Madje mund të them se ka shumë më shumë gjëra pozitive se sa negative. Skuadra është në një gjendje optimale. Ne si drejtues qëndrojmë shumë afër ekipit dhe diskutojmë çdo gjë. E vetmja gjë është se ne të gjithë duhet që të punojmë shumë, në mënyrë që të marrim rezultate pozitive dhe të arrijmë ato objektiva që kemi. Nëse punojmë siç duhet, patjetër që situata do të jetë shumë pozitive. Them se po punojmë shumë mirë për të dhënë më të mirën këtë sezon. Natyrisht që kemi një rrugë të gjatë për të bërë, por besoj se skuadra ka potenciale­t e duhura për ta treguar veten dhe për të rritur edhe më shumë lojën dhe rezultatet", përfundoi Eugent Zeka. Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania