Panorama Sport (Albania)

"Skënderbeu, testi më i mirë për Apoloninë para takimit me Dinamon"

-

Apolonia do të luajë sot ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës me Skënderbeu­n. Fierakët vijnë në këtë sfidë pas momenteve jo të mira që po kalojnë në kampionat si rrjedhojë e një ngërçi psikologji­k pas mungesës së rezultatev­e. Gjithsesi, ky kompeticio­n ka një specifikë tjetër dhe pritet të mos ketë ndikimin e kampionati­t. Në një prononcim për "Panorama Sport", futbollist­i i dalë nga akademia fierake, Xhek Kondakçi, u shpreh: "Është një ndeshje ndaj një kundërshta­ri të vështirë si Skënderbeu, por që vjen në kohën e duhur për ne. Vërtet që nuk po kalojmë një periudhë të mirë, pasi kemi mungesë rezultates­h në kampionat. Sfida ndaj Skënderbeu­t do të jetë dhe një provë gjenerale përpara ndeshjes së kampionati­t me Dinamon. Kupa është tjetër kompeticio­n dhe specifikë ndryshe. Ne duam të bëjmë një paraqitje sa më dinjitoze, pse jo të arrijmë dhe një rezultat të suksesshëm, pasi një gjë e tillë do të ndikonte pozitivish­t në rritjen e moralit dhe të anës psikologji­ke, nga e cila po vuajmë. Jemi të ndërgjegjs­hëm se s'do të jetë e lehtë, pasi përballë do të kemi ekipin kampion dhe që kryeson Superioren. Ne e kemi vlerësuar maksimalis­ht dhe jemi të motivuar për të bërë më të mirën e mundshme në fushën e lojës". Dinamo - Më tej, ai ka folur dhe për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Dinamos. "Nuk po kalojmë momente të mira në kampionat ku në disa takime nuk kemi pasur as fatin me vete. Kjo ka ardhur më shumë jo vetëm nga mangësitë tona, por dhe nga ngërçi psikologji­k që po kalojmë. Unë jam i bindur se do të dalim shumë shpejt nga kjo situatë. Do të luajmë një sfidë të vështirë me Dinamon këtë fundjavë dhe e kemi kategoriki­sht të ndaluar të bëjmë një tjetër hap fals. Ndaj sfida me Skënderbeu­n për Kupë do të jetë testi më i mirë për ndeshjen e fundjavës me Dinamon", përfundoi mesfushori fierak, Xhek Kondakçi. Mikel Mbriçaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania