Panorama Sport (Albania)

Frikë nga “blofi”, Tirana do revansh me titullarët

Daja s'ia del për Kupë, Hoxhallari qetëson mbrojtjen

- ADELA MERKO

Tirana nuk do të kurse het ndaj Luftëtarit. Edhe pse Kupa e Shqipërisë (sidomos në këtë fazë, kur luhet vetëm turi i dytë) të jep mundësinë për rrotacion, te bardheblut­ë kjo nuk do të ndodhë. Ndoshta do të jenë i vetmi ekip "big" që nuk do t'i ruajë titullarët, duke hedhur në fushë më të mirët. Humbja e pësuar në kampionat dhe forca e kundërshta­rit kushtëzon kryeqyteta­sit që të marrin masat e duhura për të shmangur "blofin". Një humbje e dytë ndaj gjirokastr­itëve, jo vetëm që do të komplikont­e kualifikim­in, por do të shtonte edhe presionin që do të ushtrohej prej tifozërisë, që mbeti e shokuar nga disfata e së dielës në Peqin. Por, edhe këtë herë, fushën nuk është se do ta kenë shumë në favor, pasi vetëm qyteti është ndryshuar, ndërsa gjendja e terrenit mbetet e njëjta. Megjithatë, Ilir Daja pret prej të tijve mobilizim total në fushë, pse jo edhe goleadën, pasi kjo do të ishte forma e vetme për "revansh" dhe do t'i jepte më shumë shanse për të kaluar në raundin tjetër. Mungesat janë ende prezente, ndërsa veç Ifeani Edeh (i cili është operuar) dhe Dorian Kërçikut (që ka dëmtuar muskulin që lidh gjurin me puplën), është shtuar edhe Asion Daja. Mesfushori la fushën i dëmtuar ndaj Luftëtarit, ndaj stafi teknik ka menduar që të mos e rrezikojë, derisa gjendja e tij nuk është optimale. Por lajmi më i mirë është rikthimi i Erjon Hoxhallari­t,

që shton sigurinë në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa risia në 11-she do të jetë afrikani Romuald, që do të rreshtohet në mesfushë. Pjesa tjetër pritet që të mos ndryshojë, ndërsa në majën e sulmit do të jetë Cise, në shërbim të tij do të jenë Moise e Muzaka.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania