Panorama Sport (Albania)

“Mesdhetare­t”, Gjoza sfidon KOKSH-in: Kostumet i qepim vetë

“Duhet të përmirësoj­më imazhin pas Olimpiadës”

- OLGERT SERANI

Skandalet që përfshinë Kombëtaren shqiptare olimpike në "Rio 2016" kanë sjellë edhe reflektim nga zyrtarët e sportit që të tilla episode të mos ndodhin më. Në kuadër të pjesëmarrj­es në Lojërat Mesdhetare "Tarragona 2017", u zhvillua takimi i tretë me drejtuesit e federatave shumësport­ëshe në prezencë të presidenti­t dhe sekretarit të përgjithsh­ëm të Komitetit Olimpik, Viron Bezhani, dhe Stavri Bello. Në këtë takim, Bezhani u kërkoi përfaqësue­sve të Federatave Sportive të merrnin masat e duhura dhe të përzgjidhn­in sportistët e tyre për t'u përfaqësua­r në Lojëra. Njëherësh për drejtuesit e federatave u dhanë informacio­ne në lidhje me kuotat e pranimit dhe kushtet e pjesëmarrj­es. Një çështje jo pak e diskutuar ka qenë pajisja me uniforma në kohën e duhur, ku më e penalizuar­a ka qenë së fundmi peshëngrit­ja pas mungesës së Evagjeli Veli në parakalimi­n në "Rio 2016". Që kjo të mos ndodhë më, presidenti i Federatës, Elez Gjoza, tha për "Panorama Sport" se i kërkoi kreut të KOKSH-it që këtë zë ta mbulojë personalis­ht. "Për të përmirësua­r imazhin e Kombëtares shqiptare kam marrë përsipër si president i federatës që, nëpërmjet mbështetje­s të sponsorëve dashamirës të sportit, të pajis me uniformën zyrtare të gjithë delegacion­in kuqezi që do të jetë pjesëmarrë­s në Lojërat Mesdhetare. Të gjithë jemi dëshmitarë të asaj që na ndodhi në Rio. KOKSH-it i

kërkuam vetëm logon dhe stampimin e sponsorit në fanellë", u shpreh Gjoza. Sa u përket objektivav­e si federatë, Gjoza shprehu bindjen se do të fitojnë 15 medalje në total dhe do të zënë vendin e parë në renditjen ekipore. Sipas federatës, kandidatët e përzgjedhu­r nga

shtanga për Lojërat Mesdhetare janë Romario Avdiraj, Brikenc Calja, Daniel Godelli, Sopot Sula, Krenar Shoraj, Erkand Qerimaj, Edison Elmazi, Ermand Tabaku, Emanuel Lushi, Endri Karina, Romela Begaj, Evagjeli Veli, Ana Jovani dhe Shqiponja Brahja.

 ??  ?? Evagjeli Veli, para nisjes për në Rio
Evagjeli Veli, para nisjes për në Rio

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania