Panorama Sport (Albania)

Kupa e Shqipërisë, luhen sot eliminator­et e para

-

Basketboll­i shqiptar rikthehet sot me ndeshjet në turin eliminator të Kupës së Shqipërisë. Për meshkuj do të vihen përballë në pallatin e sportit "Asllan Rusi" çiftet Eagles- Skënderbeu ( ora 17: 00) dhe PartizaniA­polonia (ora 19:00), ndërsa për femra Elbasani do të presë në fushën e saj Apoloninë. Sipas Federatës, skuadrat e turit eliminator do të ndeshen me eliminim mes tyre dhe skuadrat fituese kualifikoh­en në fazën çerekfinal­e. Më pas ky tur vijon në datat 15- 16 nëntor me eliminim me një ndeshje sikurse i mëparshmi. Përcaktimi i çifteve do të bëhet me short të hapur, i cili do të hidhet më 31 tetor, në orën 12:00, në zyrat e Federatës Shqiptare të Basketboll­it. Sipas rregullore­s së përcaktuar më herët do të luhet vetëm një ndeshje në fushën e skuadrës që tërhiqet i pari në short dhe ekipet fituese kualifikoh­en në gjysmëfina­le. Në njoftimin e shpërndarë për klubet thuhet se faza e "Final Four" do të zhvillohet në datat 27-28 nëntor. Në datën 27 nëntor do të luhen ndeshjet gjysmëfina­le ( meshkuj dhe femra) dhe ditën tjetër do të shpallen edhe fituesit e Kupës së Shqipërisë. Edhe përcaktimi i çifteve gjysmëfina­liste do të bëhet me short të hapur ( 21 nëntor, ora 12:00 në FSHB). Basketboll­i ka zhvilluar deri tani dy javë nga sezoni i saj. Në Superligë, Tirana udhëheq me pikë të plota 4, po aq sa Teuta e vendit të dytë, por me koshavaraz­h më të mirë. Ndërsa te femrat, kreu i renditjes është i ndarë mes tri skuadrave, Goga Basket, Tirana dhe Flamurtari. Partizani, i zbritur këtë sezon në Kategorinë e Parë, e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për t'iu bashkuar elitës vitit tjetër. Dy ndeshje, dy fitore për të kuqtë e trajnerit Elvis Ismeti. Në fundjavë, kryeqyteta­sit mposhtën Korçën në fushën e saj në shifrat 87-63.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania