Panorama Sport (Albania)

NOTAT E MILANIT

-

DONARUMA 6- Nuk ishte fajtor në pësimin e golave, merret vetëm me nxjerrjen e topave nga rrjeta. Datëlindja e parë pas debutimit ishte e hidhur për portierin italian.

POLI 4- Eksperimen­t i dështuar. Italiani nuk gjen kurrë kohën për të sulmuar dhe lë shumë hapësira në mbrojtje, teksa është i pafalshëm rasti i shënimit që shpërdoron.

PALETA 4- I errësohen sytë në çastin më të papërshtat­shëm. Një profesioni­st nuk gabon kurrë në atë mënyrë. Preh e nervozizmi­t. ROMANJOLI 5.5- Gjatë ndeshjes është një ndër lojtarët më të mirë në fushë, por "rrëzohet" në fund, i dehur nga Pavoleti, i cili i jep një leksion te realizimi i golit të tretë.

DE SHILJO 6- Shiriti i kapitenit në krah i jep një grintë të madhe, por shpeshherë nuk ka freskinë për të qenë i rrezikshëm përpara. Tifozët mund të ngushëlloh­en me faktin se kurrë nuk është parë kaq grintoz dhe i nevrikosur si në mbrëmjen e djeshme. KUÇKA 5- Ka humbur shkëlqimin. Milanit i mungon "tanku" i sezonit të kaluar, teksa gabon gjithçka përballë ish-ekipit tij. Ndoshta nuk ka një gjendje të mirë fizike.

LOKATELI 6- Mbrëmje jo e thjeshtë për mesfushori­n e ri, i cili kësaj radhe nuk arrin dot të bëjë diferencën në fushë. "Shuplaka" që mori në "Marasi" duhet t'i bëhet mësim për të ardhmen. BONAVENTUR­A 6.5- Futbollist­i më i mirë në fushë në radhët e kuqezinjve. Ai është i vetmi që i jep ritmin manovrës dhe i dhuron një pasim të shkëlqyer Polit, i cili e gjeti veten vetëm për vetëm me Perin. Për fat të keq, asisti i tij përfundoi në këmbët e gabuar. Është lojtari më klasin më të lartë në skuadër.

HONDA 4.5- Është i përgjumur, teksa i mban të gjithë në lojë në rastin e golit të Ninkoviçit. Ky episod ishte "fotografia" e një ndeshjeje shumë të dobët për japonezin. Luan i veçuar nga pjesa tjetër e ekipit dhe duke e parë në fushë kuptohet pse nuk aktivizohe­t nga Montela. ( Luiz Adriano 5.5- Përpiqet dhe është luftarak në zonë, por luan gjithmonë me shpinë nga porta).

BAKA 5.5- Një mbrëmje për t'u harruar sa më shpejt për sulmuesin kolumbian të Milanit. 29-vjeçari i humbet të gjitha duelet me mbrojtësit kundërshta­rë dhe Montela e sakrifikon pas kartonit të kuq të marrë nga Paleta. ( Gomez 6 - Aktivizohe­t në çastin më të vështirë të ndeshjes, por nuk bën asnjë gabim).

NIANG 5.5- Kësaj radhe "puma" franceze nuk arriti dot t'i ndryshonte ritmin ndeshjes. Lojtari u përplas mbi murin e Xhenoas pa arritur dot ta thyente atë. ( Suso 6.5 - Sa futet në lojë, përhap panik në mbrojtjen kundërshta­re. Duhet të kishte hyrë më herët). MONTELA 5 - Zgjedhja për t'i besuar Polit dhe Hondës krahun e djathtë ishte komplet e gabuar dhe nuk duhet përsëritur. Sakaq, Milani nuk tregon agresivite­tin e ndeshjeve të fundit dhe në këto çaste nuk e ka luksin të luajë pa Suson.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania