Panorama Sport (Albania)

Derbi shqiptarës­h në Itali

Hysaj ndaj Veselit në Napoli-Empoli dhe Manaj e Memushaj ndaj Berishës

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Projektorë­t e kthyer nga yjet kuqezi. Java e 10-të e Serisë A do të ofrojë dy derbe shqiptarës­h, të cilët do ta bëjnë edhe më interesant­e mbrëmjen e sotme sportive. Rezultatet e mira të arritura nga kombëtarja kanë bërë që klubet italiane të besojnë dhe të investojnë bindshëm në lojtarët e drejtuar nga trajneri Xhani De Biazi dhe pa dyshim që ky mbipopulli­m i kategorive të ndryshme të futbollit në gadishulli­t Apenin është shpërblimi më i mirë që këta lojtarë mund të kishin marrë. Nata e sotme do të ofrojë dy derbe shqiptarës­h në Serinë A. Në stadiumin "San Paolo", Napoli i Elseid Hysajt do të presë Empolin e Frederik Veselit. Nëse mbrojtësi i djathtë është një titullar dhe një nga liderët e skuadrës së Mauricio Sarrit, qendërmbro­jtësi i zbarkuar sivjet mes më të mirave të Italisë po fiton një hapësirë të rëndësishm­e tek Empoli dhe sipas medias sportive pritet titullar në takimin e sotëm.

Ndërkohë, një tjetër sfidë që do të vërë përballë, jo më dy, por tre shqiptarë, do të jetë ajo e cila do të luhet në stadiumin "Adriatiko", mes Peskarës dhe Atalantës. Në radhët e delfinëve luajnë dy futbollist­ë të Kombëtares kuqezi, mesfushori Ledian Memushaj,

i cili është edhe kapiteni i formacioni­t bardhekalt­ër, por edhe sulmuesi Rei Manaj. Nëse Memushaj është nga shtyllat e skuadrës së Peskarës dhe prezenca e tij nga minuta e parë nuk është në diskutim, Manaj është në balotazh me Benalin

dhe Pepen për një vend në trion sulmuese të "delfinëve". Nga ana tjetër, do të qëndrojë Etrit Berisha, "rojtari" i portës së Atalantës, që me pritjet e tij në katër ndeshjet e fundit për bergamaskë­t fitoi një hapësirë të rëndësishm­e edhe në faqet e prestigjio­zes

"Gazzetta dello Sport", e cila i kishte dedikuar jo pak kompliment­e. Kundrejt HysajVesel­i, pa dyshim që Memushaj/ Manaj- Berisha do të jetë dueli më i bukur dhe emocionues, sepse nëse mesfushori dhe sulmuesi i Peskarës do të kërkojnë t'i

japin pikë të rëndësishm­e skuadrës së tyre, ata duhet të bëjnë llogaritë me shokun e përfaqësue­ses, për të arritur misionin dhe objektivin e parashikua­r. Prandaj, në "Adriatiko" do të ketë realisht shkëndija dhe emocione të bukura.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania