Panorama Sport (Albania)

Montela nuk e bën dramë: Ishte thjesht një aksident

-

"E kisha paralajmër­uar që përpara Juventusit se kjo do të kishte qenë një ndeshje më e vështirë sesa kundër kampionëve. Në fund të takimit e analizuam ndeshjen, edhe nën prezencën e Galianit, i cili si gjithmonë nuk mungoi as këtë herë në dhomat e zhveshjes". Vinçenco Montela nuk është aspak i lumtur pas disfatës me Xhenoan, por trajneri i Milanit nuk kërkon të dramatizoj­ë humbjen, ndonëse pengje mbeten shumë, pas suksesit kundër kampionëve të Italisë. "Edhe pse nuk i dhamë ritmin që duhej ndeshjes që në pjesën e parë, në këtë 45 minutësh nuk mbaj mend ndonjë goditje në portë të Xhenoas, ndonëse ata na dërguan në disavantaz­h në rastin e parë që iu dha. Në pjesën e dytë skuadra më pëlqeu më shumë. Duke analizuar atë që bëmë në fushë, humbja ishte një dënim i rëndë për ne, por kartoni i kuq ndryshoi gjithçka. Edhe me 10 lojtarë i shkuam pranë barazimit. Skuadra ishte mjaft e karikuar, jo vetëm fizikisht, por edhe psikologji­kisht, por goli i dytë që pësuam në kundërsulm i dha fund ndeshjes, vazhdon Montela, i cili në lidhje me rotacionin e bërë nënvizon. - Zgjedhjet e mia janë gjithmonë shumë të logjikuara dhe të analizuara me detaje. Normalisht që nuk mund ta dimë sesi do të përfundojë ndeshja në varësi të formacioni­t, por fakt është që të gjithë mund të bënim diçka më shumë. Nga Suso prisja diçka më shumë, duke parë se Xhenoa ra shumë fizikisht

me kalimin e minutave. Rast i humbur për titullin? Këto janë premisa që i ngrini ju të media. Ne jemi tepër të qetë dhe kemi objektivat tanë. Kjo disfatë ishte thjesht një aksident i rrugës. Shpesh herë, humbjet të ndihmojë që të rritesh, të përmirësoh­esh, prandaj futbollist­ët

e mi duhet thjesht të jenë krenarë për atë çfarë kanë arritur deri tani. Nuk ka dyshime se mund të bëjmë shumë më shumë, por Milani është ai që keni parë në këto 10 ndeshje të para dhe mendoj se po ecim në koherencë më çfarë kishim parashikua­r".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania