Panorama Sport (Albania)

Dani Alvesh bën mesfushori­n, sot fitore me detyrim

- Nga LUÇIANO MOXHI

Edhe një herë tjetër stadiumi "San Siro" rezulton fatal për Juventusin. Pas humbjes ndaj Interit, edhe Milani arriti të merrte atë që donte nga kjo ndeshje. Por, këto dy incidente të vogla nuk e kanë privuar Juventusin nga fakti i të udhëhequri­t të kampionati­t. Për momentin ka shumë pranë Milanin dhe Romën. Juventusi edhe kur humbet ka arritur të tregojë kualitet më shumë sesa Milani. Kuqezinjve u mjaftoi vetëm një goditje e Lokatelit, ndërsa në pjesën tjetër të ndeshjes Bufoni ka qëndruar si spektator. Megjithatë, ky Juventus ka gjëra edhe për t'u kritikuar. Ky është moment shumë i favorshëm për Milanin, ku në dy javë ka arritur të fitojë dy ndeshje shumë të vështira dhe të rëndësishm­e, me Kievon dhe Juventusin. Nuk ka shumë gjëra për të thënë për Juventusin. Manovra e saj ishte shumë e thjeshtë dhe e parashikue­shme, dominon gjithmonë pjesën e parë të ndeshjes. Dëmtimi i Dibalës e tronditi skuadrën, sepse ai ia la shumë shpejt vendin Kuadrados. Juventusi shënoi një gol shumë të rregullt me Pjaniçin, por Ricoli bën veprim të pakuptuesh­ëm. Fillimisht e quan gol të rregullt, pastaj e anulon atë në mënyrë të çuditshme. Ndeshja do të kishte shkuar ndryshe, sepse Milani në ato momente ishte në vështirësi. Skuadra e Montelës e kishte të vështirë për të ndërtuar aksione të rrjedhshme për të shfaqur rrezikshmë­ri për Bufonin. Megjithatë, duhet të jemi të vëmendshëm dhe të kuptojmë që Juventusi e kontrollon topin në mënyrë shumë të ngadaltë dhe nuk ka shpejtësi në aksionet sulmuese. Vetëm Khedira bëri gjëra të mira dhe pozitive në mesfushë, ndërsa Hernanes luajti shumë i fshehur dhe pa besim. Nuk bëri ndeshje të mirë as Aleks Sandro, por mbi të gjitha Dani Alvesh. Ai shkonte më shumë në qendër të mesfushës dhe jo në fundore për të krosuar. Kjo nuk është loja që do Juventusi. Bardhezinj­të janë mësuar të luajnë me mbrojtës që shkojnë deri në fundore dhe krosojnë, jo lojtarë që janë mbrojtës dhe duan të bëjnë rolin e mesfushori­t në një ndeshje ku duhet të ketë disiplinë taktike. Higuain duhet të përmirësoj­ë akoma më shumë goditjet finale, duke parë që e provoi portën kundërshta­re shumë pak herë. Shokët e skuadrës duhet ta servirin akoma më shumë dhe në mënyrë më të thjeshtë. Nesër (sot) në Torino do të vijë Sampdoria dhe Juventusi duhet të dëshmojë se pavarësish­t humbjes së një ndeshjeje, është ekipi më i fortë në Itali. Diçka e tillë tregohet vetëm duke fituar dhe duke dominuar ndaj këtyre kundërshta­rëve. Triumfi është detyrim, sepse në të kundërt të gjithë do të mendojnë që te Juventusi po ndodh diçka.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania