Panorama Sport (Albania)

De Bur: Lojtarët janë me mua

Me Torinon pritet të jetë mundësia e fundit e holandezit, të cilin e ka braktisur dhe shoqëria

- Përgatiti: ALTIN VORPSI

‘ Gjarpri" me shumë "koka" po përga titet për viktimën e radhës. Në 22 vitet e fundit shoqëria zikalatër ka larguar plot 13 trajnerë. Një fakt i tillë ka shtyrë që të gjithë të mendojnë se Frenk De Bur do të jetë i 14-i. Trajneri në ditët e fundit ka përjetuar një situatë të vështirë pasi shoqëria nuk po e mbështet, ndërsa lojtarët sigurisht që nuk hidhen në zjarr për atë. Për të vërtetuar konstatimi­n e parë mjafton të shikosh konferencë­n e tij për shtyp ku pranë kishte vetëm një shishe uji. Asnjë figurë e shoqërisë nuk ishte pranë për t'i treguar të paktën publikut se holandezi nuk është i vetëm. Ndërkohë që sa i përket marrëdhëni­es me lojtarët, "Gazzetta dello Sport" zbuloi dje se 46-vjeçari dy ditë më parë kishte mbajtur një fjalim përballë lojtarëve, por këta të fundit në një pikë e kishin ndërprerë për të thënë të vetën. Pra nuk ishte një monolog.

Është folur shumë për ju gjatë kësaj jave, sa dëshirë ke për të revansh?

Për mua është e njëjta gjë, jam pak i lodhur dhe nuk dua të merrem me ata që tregojnë se kur do të më shkarkojnë. S'më intereson çfarë shkruhet në gazeta, jam i fokusuar vetëm te lojtarët dhe skuadra. Dua vetëm të gjej si mund të ndryshojmë rrugë dhe t'u rikthehemi sukseseve. Unë dhe Interi jemi në një moment të keq. Duhet të qëndrojmë të bashkuar për t'ia hedhur. Kemi punuar mirë dhe për mua është vetëm çështje kohe që të rikthehemi te fitoret.

Çfarë mesazhi të kaloi shoqëria?

Kemi nisur një projekt dhe e dinim që në fillim se nuk do ta kishim të lehtë. Në pesë vitet e fundit Interi s'ka fituar asgjë dhe pas kësaj statistike fshihet diçka. "Suningu" e dinte këtë dhe pranoi me besimin se të gjithë do të bëjnë më të mirën për Interin.

A mendon se e ke akoma në dorë situatën? Disa prej lojtarëve nuk dhanë maksimumin në Bergamo.

Pjesa e parë kundër Atalantës ishte më e dobëta që prej momentit që mbërrita unë këtu. Jo më kot isha i tërbuar me ata pasi nuk dhanë asgjë. Në pjesën e dytë disa prej tyre ishin më të guximshëm me topin në këmbë. Nuk dua që lojtarët të luajnë vetëm një pjesë dua që të jemi aktin për të 90'.

A janë me ty lojtarët?

Po, 100% që po. Unë kam besim në ekip dhe e di fare mirë se duhet që të bëj të mundur që të shprehet më mirë. Kam besim pasi kemi luajtur keq vetëm një ndeshje.

A ndihesh i mbrojtur prej shoqërisë?

Po, ata janë gjithmonë me ne. Flasim si në fushë dhe jashtë saj. Të gjithë janë të gatshëm që të flasin me mua. Ata kanë opinionin e tyre, unë timin, por ky nuk është një problem. Mendoj se kam besimin e "Suningut". Të gjithë i besojnë projektit që kemi nisur.

Thuhet se nuk do të të mjaftojë fitorja përballë Torinos për t'u rikonfirmu­ar si trajner i Interit...

Nuk dua që të mendoj shkarkimin, unë dua që të përgatis ekipin për duelin e radhës. Më pas do të mendojmë për të tjerat. Jam optimist

dhe them se kam ekipin pas vetes. Të njëjtën gjë mendoj edhe për shoqërinë.

Mbërrite në Milano vetëm dhjetë ditë përpara se të niste kampionati. A ka ndonjë gjë që tani nuk do të bëje?

Për mua, filozofia nuk ka ndryshuar, jam krenar që kemi luajtur shumë ndeshje ashtu siç donim ne. Mbase nuk kemi mbajtur të njëjtin ritëm për 90 minuta, por kundër Juventusit, Romës, Kaljarit dhe Bolonjës kemi luajtur siç kemi dashur. Nëse do ta kisha marrë ekipin që në qershor, do t'i kisha dalluar limitet e skuadrës që në verë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania