Panorama Sport (Albania)

Ksavi thumbon Murinjon: Kërkon luftë, Guardiola do ta mundë

-

Ish-legjenda e Barcelonës, Ksavi Hernandez, ka sulmuar Zhoze Murinjon dhe e ka ftuar atë që të mos e shndërrojë futbollin në luftë nëse dëshiron që të jetë i suksesshëm te Mançester Junajtid. "Ndonjëherë, kur gjërat nuk shkojnë mirë për Murinjon, ai dëshiron luftë dhe jo futboll, ashtu siç ka bërë kur ishte te Reali", tha Ksavi për "Mirror". "Unë uroj që të mos e shoh më këtë në Angli. Kur mësova se ai dhe Guardiola do të ishin sërish rivalë, mendova se kjo do t'i bëjë shumë mirë futbollit në tërësi dhe atij anglez. Ata janë dy prej trajnerëve më të mirë në botë dhe dueli i tyre mund të jetë më i miri në planet", shtoi mesfushori i Al Sadit në Katar. Lidhur me ndeshjen e sotme, 36-komentoi se asnjëri prej trajnerëve nuk do ta marrë lehtë: "Që të dy do të kërkojnë ta fitojnë. Unë nuk mendoj se Kupa e Ligës është një kompeticio­n që ata nuk do ta marrin seriozisht. Por Pep nuk do të jetë i shqetësuar për rezultatet e fundit. Kështu është ai. Por nuk do të jetë as i lumtur dhe një fitore bindëse ndaj rivalëve më të mëdhenj mund të jetë pika a kthesës. Ai do të kërkojë të fitojë trofeun e parë me Sitin. Për Junajtid këto kompeticio­ne do të jenë gjithçka. Nuk mendoj se ata do të jenë në gjendje të fitojnë Premier Ligën, prandaj shpresojnë të fitojnë të paktën një trofe. Pas një merkatoje të dytë, ndoshta Murinjo do të jetë gati, por për momentin unë shoh si objektiv të tyre një vend në Champions, vendin ku u takon të jenë. Pavarësish­t se Siti ka lënë disa pikë këtë sezon, unë mendoj se Pepi do t'i shpallë kampionë që këtë sezon".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania