Panorama Sport (Albania)

ep “injoron” derbin: Do bëj rrota ion, por

"Do bëjmë disa ndryshime, por do të luajmë vetëm për të fituar"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Pep Guardiola ka humbur Kevin De Brujnen përpara derbit me Junajtid sot në "Old Trafford". Mesfushori belg ka marrë një goditje në këmbë dhe nuk do të jetë i gatshëm për duelin e sotëm të 1`8-ave të Kupës së Ligës. abaleta është gjithashtu jashtë, por Kompani, Aguero dhe një numër lojtarësh të rinj, përfshirë Aleiks Garsian dhe Pablo Mafeon, të cilët luajtën në raundin e 1`16-ave, janë grumbullua­r. "Kevin nuk mund të luajë. Ai ka marrë një goditje në këmbë. Shpresojmë të jetë gati me Uest Bromuiçin, por nuk jam i sigurt. Pablo mendoj se nuk mund të luajë. Por Vinsent mundet. Ai do të stërvitet dhe pastaj do të marrim një vendim. Ndërsa Serxhon e kam grumbullua­r. Do të bëj rrotacion. Disa prej lojtarëve që nuk kanë luajtur do të kenë shansin e tyre, fillimisht sepse e meritojnë atë, por edhe sepse kemi pasur disa ndeshje të forta këto kohët e fundit dhe lojtarët janë të lodhur. Mafeo dhe Garsia janë me ne dhe jam i kënaqur për këtë. Nuk është e lehtë të hysh në këtë ekip, por me sjelljen e tyre ata e kanë fituar këtë shans. Normalisht, të rinjtë duhet të luajnë kur skuadra

po kalon një moment të mirë, por ne nuk fitojmë prej 5 ndeshjesh. Prandaj të aktivizojm­ë 4 apo 5 të rinj në këtë moment nuk do të ishte një ide e mirë. Duhet t'i mbrojmë ata. Por të shohim. Ndoshta unë nuk do të kem zgjedhje tjetër dhe t'i aktivizoj", tha Pep Guardiola në prag të

ndeshjes. "€ytetarët" e fituan përballjen e parë të këtij sezoni në kampionat, 2-1 në "Old Trafford", por katalanasi pret një tjetër ndeshje të fortë, pavarësish­t se skuadrat pritet të bëjnë një numër të konsiderue­shëm ndryshimes­h: "Një derbi mbetet një derbi. Është gjithnjë special. Ne

nuk do të luajmë vetëm një ndeshje. Do të luajmë seriozisht, si gjithnjë dhe për të fituar. Unë pres gjithnjë më të mirën nga Junajtid, jo vetëm sepse ata kanë humbur këtë javë. \ilësia dhe përvoja e hozesë, madje edhe thjesht emri i Mançester Junajtid, do të thotë shumë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania