Panorama Sport (Albania)

Çelsi zhvendos skenën në "London Stadium", Konte: Për mua flet historia

-

Me shijen e suksesit spektakola­r ndaj Mançester Junajtid do të zhvendoset Çelsi sot nga "Stamford Bridge" në "London Stadium", atje ku do të masë forcat me Uest Hemin në raundin e 1/8-ave të Kupës së Ligës. Antonio Konte konfirmoi se kapiteni Xhon Terri pritet të rikthehet titullar pas dëmtimit në kavilje. Qendërmbro­jtësi do të luajë për herë të parë prej 11 shtatorit, por Branislav Ivanoviç është në dyshim, ndërsa Cesk Fabregas vazhdon të jetë jashtë. "Terri është gati për të qenë titullar. Ai është në formë të mirë, por unë formacioni­n do ta vendos vetëm të mërkurën (sot)". Trajneri italian iu rikthye edhe njëherë temës së pas ndeshjes me Junajtid, kur Murinjo i pëshpëriti në vesh se e ekzagjeroi me festën pas golit të katërt dhe se kjo ishte poshtërues­e për Mançesteri­n e tij. Por ish-trajneri i Juventusit nxiton që të vendosë edhe njëherë pikën mbi "i" dhe nënvizon se ai nuk kishte ndër mend kurrsesi që të tregonte mungesë respekti ndaj rivalit në ato momente. "Mund ta shikoni historinë time të së shkuarës dhe sesa emocional unë jam zakonisht në stol. Unë dua t'u qëndroj shumë pranë futbollist­ëve, ta ndihmoj skuadrën kur vuan. Dhe tregoj gjithnjë respekt për kundërshta­rin, për skuadrën tjetër, për klubin rival. Për mua flet vetë historia", deklaroi trajneri i Çelsit.

UEST HEMI (4-3-3): Adrian; Kujate, Reid, Ogbona,

Antonio; Noble, Obiang, Fernandes; Lanzini, Zaza, Paje

Trajner: Slaven Biliç ÇELSI (3-4-3): BEGOVIÇ; Azpilikuet­a, Luiz, Terri; Uillian, Matiç, Çalobah, Aina; Loftus-Çik,

Batshuaji, Oskar Trajner: Antonio Konte

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania