Panorama Sport (Albania)

Raul: Reali nuk po bind, Zidan si Simeone

"Unë mezi shënoja 20 gola, s’krahasohem dot me Ronaldon"

-

Raul Gonzalez po shijon "pensionin" pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, por nuk është larguar nga përkushtim­i ndaj Realit të Madridit. Ish-kapiteni ka analizuar situatën aktuale të merengesve, duke thurur elozhe për Ronaldon, ndonëse ka pranuar se skuadra nuk po luan në nivelin që pritej. Ai beson që trajneri mund të qëndrojë për shumë vite, ndërkohë që i hap dyert mundësisë për t'u rikthyer një ditë në klub...

Nëse do të rikthehesh­it sot në fushë, jeni i aftë për të luajtur në nivel të kënaqshëm?

Kam gati një vit që jam tërhequr dhe sigurisht që kjo mund të ketë ndikuar në formën time. Pas plot 21 vitesh karriere intensive, mendoj se ishte momenti i duhur për t'i dhënë fund, edhe pse më mungon ajo atmosferë si lojtar. Isha mësuar me atë rutinë.

A mund të bëhet futbollist ndonjë prej djemve tuaj?

Të them të drejtën, kanë të dhëna të mira. Djali i madh është 16 vjeç dhe luan me ekipin e tij të kolegjit, por njëkohësis­ht studion shumë. Nuk mund të influencoj aspak në zgjedhjet e tyre.

Si është jeta juaj në Nju Jork?

Tashmë jam ambientuar aty. Fëmijët dhe bashkëshor­tja ndihen shumë mirë. Largohem drejt Nju Jorkut nesër dhe do të kthehem në Madrid në muajin dhjetor, për të parë "El Clasico".

Si e shikoni ecurinë e Atletikos së Madridit?

Në një nivel maksimal. Më pëlqen vërtet puna dhe grinta që tregojnë futbollist­ët, pasi kanë kaq vite që ruajnë të njëjtin stil, edhe pse lojtarët kanë ndryshuar. Sigurisht që edhe elementët janë mjaft cilësorë. Diego Godin është një prej atyre që do t'i pëlqente kujtdo ta kishte në ekip.

Po Reali?

Vijnë pasi kanë fituar Champions-in e 11-të dhe ky është një element që ndikon në motivimin e lojtarëve në fillimin e edicionit pasardhës. Të jem i sinqertë, nuk po luajnë një futboll në nivelin që të gjithë prisnim, por rëndësi ka që nuk po bëjnë hapa falsë. Me kalimin e kohës do të arrijnë edhe aty ku duhet dhe do bindin me lojë. Kam vënë re që ekipi është në mbështetje të trajnerit dhe trajneri e di se çfarë duhet të kërkojë.

Jeni i kënaqur nga puna që ka bërë Zidan?

Zinedin është i duhuri për Realin, pasi e njeh shkëlqyesh­ëm atmosferën. E di që është gjatë gjithë kohës në presion

dhe se duhet të përballosh trysni të ndryshme. Por, Zidan ka cilësinë që të ruajë ekuilibra dhe t'i menaxhojë me qetësi situata të vështira. Sigurisht që ai mund të bëhet si Simeone tek Atletiko apo Guardiola te Barça. E shikoj duke drejtuar për shumë vite në Madrid.

Duke qenë se bëhet fjalë për rolin që dikur e mbulonit ju te Reali, cilin do të zgjidhnit si titullar mes Benzemasë dhe Moratës?

Morata ka ardhur për të qenë titullar dhe e ka treguar këtë gjë. Është një lojtar që ka nivelin e duhur për të drejtuar Realin në fushë. Por, kalendari është aq i ngjeshur, sa rrotacioni është një kusht i panegociue­shëm. Për këtë arsye, është e vështirë të saktësosh se kush prej tyre është titullar dhe kush jo. Hames dhe Isko gjithashtu qëndrojnë në stol shpesh, por janë pa diskutim të denjë për të luajtur në formacion.

Kristiano Ronaldo po vuan të gjejë rrugën e rrjetës dhe tifozët po e vërshëllej­në...

Ajo që ka bërë dhe vazhdon të bëjë Kristiano është me të vërtetë e jashtëzako­nshme dhe që tifozët duhet ta vlerësojnë. Unë mezi arrija të shënoja 20 gola në sezon, ndërsa ai realizon 50. Ka personalit­et, motivim, përkushtim dhe nuk neglizhon asnjëherë stërvitjen. Karakteri që ka, e ndihmon të jetë gjithnjë në nivelin e duhur. Sinqerisht që nuk krahasohem dot asnjëherë me të.

A mund të jetë Bejl pasardhësi i tij?

Garet është gjithashtu një futbollist me cilësi të jashtëzako­nshme. Por, ka një pozicion tjetër dhe mbase nuk duhet të vihen në peshore, pasi edhe detyrat në fushë nuk i kanë njësoj. E rëndësishm­e për Realin është që Bejl të jetë në formë të mirë, pasi ashtu mund të bëjë diferencën.

Keni menduar të riktheheni te Reali?

Do të më pëlqente shumë, pasi është klubi që kam kaluar pjesën më të madhe të jetës. Kam raport të mirë me presidenti­n Florentino Perez, por ende nuk kemi diskutuar për ndonjë mundësi konkrete.

I keni parë ndeshjet e Kasijasit?

Iker është një ikonë e futbollit. Ai është shembulli perfekt për çdo të ri, pasi i ka pasur të gjitha elementët e mundshëm për të qenë një lider përfaqësim­i. Ishte i talentuar, kishte personalit­et, stërvitej me korrektësi, nuk ishte konfliktua­l. Ka qenë një nder për mua të isha në ekip me të.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania