Panorama Sport (Albania)

Zidan: Dua ta fitoj Kupën, Ronaldo do shpërthejë

-

Zinedin Zidan ka deklaruar se nuk ka ndër mend të ndryshojë treshen Ronaldo-Benzema-Bejl në kampionat, ndërkohë që për ndeshjen e sotme pritet të ketë rrotacion masiv, pasi i ka lënë yjet e ekipit në shtëpi.

Jeni të motivuar mjaftueshë­m në Kupën e Mbretit? Sigurisht, është një kompeticio­n që unë dua ta fitoj dhe lojtarët gjithashtu. Do kërkojmë të fitojmë të gjitha ndeshjet që na presin në këtë kompeticio­n.

Do të bëni rrotacion, duke qenë se luani me një rival modest? Të shohim. Unë kam grumbullua­r vetëm 16 lojtarë ... Si e komentoni gjestin e Ronaldos te goli i Moratës? (Qesh) Ne mundohemi të përqendroh­emi vetëm te puna jonë. Ka gjëra jashtë që nuk kontrolloh­en dhe as nuk ia vlen të komentohen. Të gjithë jemi këtu për të ndihmuar Realin që të fitojë. A ju shqetëson fakti që Kristiano nuk po shënon? Kam folur me të për të tjera gjëra dhe jo për golat, pasi nuk më shqetëson aspak kjo gjë. E di që ai do të shënojë shumë shpejt, madje edhe 2- 3 gola brenda një ndeshje. Ka ndikuar te Ronaldo fakti që e vërshëllye­n tifozët? Unë nuk i kuptoj. Gjithsesi, është një fenomen që ndodh shpesh. Edhe mua më kanë vërshëllye­r. Kristiano e di se çfarë duhet të bëjë dhe kjo nuk lidhet me faktin që duhet të bindë tifozët, pasi ai nuk ka nevojë për t'i treguar askujt sa vlen. A është e paprekshme treshja Ronaldo-Bejl-Benzema? Që ditën e parë që kam marrë këtë detyrë ma kanë bërë këtë pyetje dhe vazhdojnë ta bëjnë. Ata janë tre fenomenë që meritojnë të jenë në fushë nga minuta e parë. Nuk ka të bëjë me statusin "të paprekshëm", por me cilësinë. Do të luajë i riu Mariano? Ai është pjesë e ekipit të parë dhe kjo tregon se ka vlera. Për të tjerat, do t'i tregojë koha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania