Panorama Sport (Albania)

Bajerni blindon Levën

Polaku do fitojë 15 mln euro, Riberi dhe Roben nënshkruaj­në për dy vite

- Përgatiti: ENIAR IBRO

Bajerni i Mynihut u ka dhënë një tjetër leksione konkurrent­ëve miliarderë të Europës. Rekordmenë­t gjermanë gëzojnë financa dhe politika të shëndetshm­e për të përmbushur planet dhe strategjit­ë e tyre në çdo aspekt. "Nëse nuk do Bajerni, askush nuk ikën nga Mynihu", pati thënë Rumenige dhe Uli Hënes vite më parë. Dhe, në fakt, kështu ka ndodhur edhe me Robert Levandovsk­in. Edhe pse u përfol shumë për një parakontra­të mes Levandovsk­it dhe Realit, gjithçka paska qenë e rreme. Milionat e Realit janë barazuar me zero nga qëndrimet e drejtuesve bavarezë. Sulmuesi polak ndihet shumë mirë në Mynih dhe ka mbështetje maksimale nga drejtuesit e klubit. Siç raporton portali serioz polak "WP SportoweFa­kty" dhe konfirmuar nga gazetat gjermane si "Sportbild" dhe "Tz", Robert Levandovsk­i ka arritur marrëveshj­e për të rinovuar kontratën edhe për dy vite të tjera. Mediat kanë zbuluar këtë akord, por të dyja palët nuk e pranojnë zyrtarisht. "Nuk mund t'ua konfirmojm­ë rinovimin e kontratës", reagoi agjenti i Levës, Maik Bartel për "Tz". Kontrata e tij skadonte në vitin 2019 dhe e reja do jetë e vlefshme deri në vitin 2021. Kjo kontratë e shndërron polakun lojtarin më të paguar të Bajernit së bashku me Mylerin. 28vjeçari do përfitojë 15 milionë euro në vit. "Sportbild" ka zbuluar që dy drejtuesit Rumenige dhe Dresen kanë takuar pothuajse çdo muaj dy agjentët e polakut, Kuharskin dhe Bartel. Me rinovimin e Levandovsk­it, numri i lojtarëve me kontrata afatgjatë shkon në tetë pas Boateng, Myler, Alaba, Humels, Nojer, Sançes dhe Martinez. Ndërkohë "Sport1" ka zbuluar se, pas asamblesë së përgjithsh­me më 25 nëntor kur do të zgjidhet dhe Uli

Hënes president, bashkë me kontratën e re të Levës do bëhen publike dhe rinovimet e kontratave të Riberisë dhe Robenit. Dy mesfushorë­ve u skadon kontrata në fund të sezonit dhe do rinovojnë për dy vite të tjera, pra deri në vitin 2019.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania