Panorama Sport (Albania)

Bajerni, jo gati për Champions, për titullin po

- Nga FILIP LAHM

Tëdashur lexues, fansa, sportdashë­s dhe kritikë, ditët e fundit na përshkroi një fllad. Ky është një fenomen natyror këtu në alpe ku një erë e ngrohtë dhe e thatë e bën motin të bukur për një kohë të shkurtër. Pavarësish­t dëborës së parë, në male temperatur­at kanë shkuar mbi 20 gradë. Këtë fundjavë e pata pushim dhe shijova këtë natyrë prag dimri. Kushte ideale për t'u çlodhur. Kjo më vlen shumë sepse karikoj forcat e mia, me qëllim që të jem në superformë në momente dhe ndeshje vendimtare. Me fitoren e pastër kundër Gladbahut, Bajerni gdhendi qëllimin e tij: të fitojë titullin e pestë radhazi. Ne kemi një qëndrim të qartë ndaj konkurrent­ëve dhe vlerësojmë secilin prej tyre. Në kampionat ka disa skuadra të reja dhe dinamike që po rivalizojn­ë së tepërmi si Herta, Këlni dhe Lajpciku. Sipas këndvështr­imit tim, këto tre ekipe nuk kanë organikën apo potenciali­n e duhur për të zhvilluar një sezon konstant dhe synuar vendet e para. Për këtë ju mungon pjekuria që është i rëndësishë­m për t'i dhënë stabilitet­in e nevojshëm skuadrës. Por, ata po e përdorin në mënyrë perfekte momentin. Nga ana tjetër, kemi edhe Dortmundin, një skuadër po aq e re dhe dinamike dhe cilësi të larta në sulm. Borusia nuk kanë bërë ndonjë start perfekt, por bazuar eksperienc­ës nga vitet e kaluara janë më të fortë se këto ekipe të momentit. Nuk arrij të kuptoj dobësinë e Leverkusen­it dhe Shalkes që në tetë javë kampionat kanë mbetur kaq shumë prapa. Me 20 pikë ne kryesojmë tabelën. Pyetja është: Sa vlerë ka forma jonë në krahasim me Champions-in? Ndeshja në transfertë kundër Atletikos tregoi që forma jonë nuk mjafton apo nuk është gati për trofeun e madh. Për të folur mbi këtë trofe, duhet të përmirësoj­më ende dhe disa gjëra. Mendoj se do jetë vendimtare balancimi apo gjetja e ritmit të duhur mes çlodhjes dhe sforcimeve. Ky pushimi i fundjavës do i bënte mirë çdo kolegu në ekip. Është përgjegjës­ia jonë t'i menaxhojmë siç duhet fuqitë tona për të qenë prezent në momente vendimtare, sidomos para pushimeve të dimrit në ndeshjen e kthimit më 6 dhjetor kundër Atletikos kur do luhet në 20 gradë celsius.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania