Panorama Sport (Albania)

NBA ndez motorët, Golden Steit janë favoritë

Uestbruk kuotohet për "MVP"-në, e ndjekin Kurri dhe "Mbreti"

- OLGERT SERANI

Ngre sot siparin se zoni i rregullt i NBA- së 20162017. Në ceremoninë hapëse të basketboll­it më të bukur në botë do të zbresin në parket pikërisht kampionët në fuqi të Klivlend Kavaliers ndaj Nju Jork Niks. Golden Steit Uoriors, me "new entry" në radhët e saj si Kevin Durant, do të përballen me teksanët e San Antonios ( për herë të parë që nga viti 1997 pa Tim Dankan, ndërsa Portland Bleizers do të sfidojë Jutah Xhaz. Skuadra favorite për të bërë të sajën unazën janë Uoriors, të përforcuar në merkaton e verës me ish-yllin e Oklahoma Sitit, 28vjeçarin Durant. Megjithatë, në asnjë mënyrë nuk duhet nënvlerësu­an Kavaliers, të cilët sezonin e kaluar ishin në gjendje të shkurorëzo­nin skuadrën kalifornia­ne falë një lideri të jashtëzako­nshëm si LeBron Xhejms. Më 12 prill 2017, pas gati gjashtë muajsh dhe 1230 ndeshjeve të zhvilluara, i jepet fund sezonit rraskapitë­s të rregullt. Më 15 prill, stafeta kalon te faza e "play off"-it. Duelet

Patjetër që disa nga ndeshjet që nuk duhen humbur janë: më 4 korrik ku Derrik Roz, tashmë pjesë e Nju Jork Niks, do të luajë kundër ish-skuadrës së saj Bulls në Çikago; më 10 nëntor për herë të parë Duejn Ueid do të jetë në Majemi si një kundërshta­r i Hitsave, këtë sezon i veshur me fanellën e "Demave"; më 11 shkurt 2017 do të jetë kthimi i bujshëm i Durant në Oklahoma Siti si rival. Gjithashtu me interes do të jetë edhe sfida për Krishtlind­je mes Klivlend Kavaliers dhe Golden Steit, "revanshi" i finaleve të sezonit të fundit. Shumë pak pushimet janë programuar këtë edicion për yjet e parketit, ndërsa nuk do të luhet më 24 nëntor në Ditën e Falënderim­eve; më 24 dhjetor dhe 3 prill dita e finaleve të kampionati­t të kolegjeve dhe nga datat 17 deri 22 shkurt do të ketë pushim për shkak të "All Star Weekend". Për herë të parë prej vitit 1997, ligës së basketboll­it më e bukur në botë do t'i mungojnë tre legjendarë që kanë shkruar historinë: Kobi Brajant, Tim Dankan dhe Kevin Garnet.

Kuotat

Rikonfirmi­mi i Kavaliers nuk do të jetë i lehtë, sipas kuotimit në baste me koeficient­in 4.25. Uoriors, pas zhgënjimit të sezonit të kaluar, shihen si kandidati numër me 1.80. Si forcë e tretë për titullin kampion klasifikoh­et San Antonio. Largimi i 40-vjeçarit Dankan vështirë se mund të përtypet, por ardhja e spanjollit Pau Gasol është një garanci e mirë sipas basteve, të cilët u japin triumfin Spërsave me koeficient­in 10.00. Një finale e mundshme shihet si ajo e një viti më parë mes Golden Steit dhe Klivlend, superfavor­ite në Konferenca­t respektive (1.30 dhe 1.60).

"MVP"

Favorit për trofeun e lojtarit

më të mirë "MVP" vlerësohet Rasëll Uestbruk i Oklahoma Sitit me koeficient­in 3.50. Sipas "bookmakers"-ve, organizato­ri i Sitit pritet të marrë për "dore" ekipin e tij pas lamtumirës së Durant. Këtë vit ai kërkon një katapultim për këtë trofe, pasi ka fituar titullin e "MVP"-së dy herë radhazi në "All Star Game". Pas tij, sfida e përjetshme vazhdon midis Stefen Kurrit (fituesi i dy viteve të fundit) dhe Lebron Xhejms (i cili do të sigurojë të 5-in në karrierë duke barazuar edhe legjendën Majkëll Xhordan). Kuota për këtë dyshe është 5.00.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania