Panorama Sport (Albania)

Transferim­i i gabuar, ja pse Lenjani nuk luan kurrë në shtëpi

Inati i tifozëve për Nantën, shqiptari nuk mund të aktivizohe­t "në shtëpi"

- OLSI TUJANI

Ermir Lenjani u piket ua nga Nantë në merkaton e dimrit në janar të vitit 2016. Duke qenë se në pjesën e parë të sezonit ai nuk kish gjendur shumë hapësirë me Renenë, drejtuesit e skuadrës rivale të përjetshme afruan shqiptarin në skuadër. Së bashku me të edhe ish- kapitenin e Kombëtares, Lorik Canën. Mirëpo, historia e urrejtjes mes këtyre dy skuadrave bën që për shqiptarin të nisin telashet me rikthimin sërish te Rene. Situata

Ermir Lenjani nuk mund të aktivizohe­t në asnjë ndeshje që Rene do të zhvillojë në stadiumin e saj. Kjo, për hir të trysnisë së tifozëve ultras të kësaj skuadre, që nuk e pranojnë rikthimin e një futbollist­i që ka veshur fanellën e rivalëve të tyre të betuar, Nantës. Për shkak të këtij presioni që ushtrojnë tifozët dhe për të shmangur trazirat e mundshme në stadiumin e tyre, trajneri i Renesë duhet të shmangë me çdo kusht aktivizimi­n e

Lenjanit. Për këtë arsye, shqiptarit nuk i mjafton as forma e mirë në stërvitje apo edhe nëse do të ketë rastin të shfaqë veten në fushë me Renenë për hir të inatit që tifozët e këtij klubi kanë me skuadrën e Nantës. Sulmi i tifozëve

Pak javë më parë, Emir Lenjani ra pre e një sulmi nga tifozët e Renesë. Futbollist­i i Kombëtares shqiptare pësoi një dëmtim të makinës së tij, në shenjë demonstrue­se të protestës së tifozëve për rikthimin e tij në ekip. Transferim­i në skuadrën e gabuar, pikërisht te rivali historik Nanta, ka bërë që Lenjani të mos ketë mundësi të aktivizohe­t normalisht në skuadrën e tij aktuale, Rene.

Merkato

Kjo ka qenë arsyeja kryesore se pse trajneri i skuadrës dhe stafi teknik e nxorën në shitje Lenjanin në fillim të merkatos. Një deklaratë e tillë nga përfaqësue­sit e klubit u bë për të qetësuar tifozët

dhe për të shmangur trazirat që ata mund të shkaktonin. Së fundmi, Lenjanit iu desh të përballej edhe me një dëmtim në vesh, pasi gjatë ndeshjes Shqipëri- Spanjë u dëmtua nga goditja me bërryl e Tiago Alkantarës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania