Panorama Sport (Albania)

Ikën nga Flamurtari, Magani zgjedh Teutën

Idrizi: "Gashi" u nxitua, Mezani do jetë trajneri i ri

- ERMAL SIKA

Gugash Magani jep zyrtarisht dorëheqjen nga Flamurtari. Trajneri peqinas priste që dje të zhvillonte një takim të fundit me administra­torin Sinan Idrizi, por ky i fundit nuk është kthyer ende nga Turqia. Nisur nga kjo, Magani duket se nuk ka pritur më, por kësaj here dorëheqjen e parevokues­hme e ka paraqitur me një mesazh që ka mbërritur dje në mesditë në telefonin e Idrizit. "Me keqardhje më duhet të konfirmoj largimin tim nga Flamurtari. Në respekt të gjithë tifozëve dhe opinionit të mrekullues­hëm sportiv në Vlorë nuk mund t'i bëj publike arsyet e largimit tim. Falënderoj stafin dhe lojtarët për punën e bërë deri tani dhe gjithashtu një falënderim special për tifozët e mrekullues­hëm dhe për mbështetje­n e pakushtëzu­ar që më kanë bërë deri tani", shkruante Magani për Idrizin. Ndërkohë, i kontaktuar dje nga "Panorama Sport", trajneri Magani nuk ka dashur që të japë arsyet se përse largohet nga Flamurtari. "Dua të them se me keqardhje nuk jam më trajner i Flamurtari­t. Nuk dua të flas për arsyet e largimit, por dua të falënderoj të gjithë në Vlorë për respektin që më dhanë. Flamurtari është një skuadër që kam ardhur sërish me dashuri, ndaj nuk dua të flas tani, në respekt të qytetit të Vlorës dhe tifozëve. Ndoshta flas në një kohë tjetër", tha Magani. Ndërkaq, "Panorama Sport" zbulon se Gugash Magani ka marrë ditët e fundit një ofertë nga Kukësi, në rolin e drejtuesit të lartë të klubit. Por, gjasat janë që ai mund të rikthehet në krye të pankinës së Teutës, duke qenë se ajo është pa trajner. Idrizi

I kontaktuar dje nga "Panorama Sport", në linjë telefonike nga Turqia, Sinan Idrizi shpreh keqardhjen për dorëheqjen e Maganit. Administra­tori i vlonjatëve tha se me trajnerin kishte një projekt 3-vjeçar dhe se peqinasi u nxitua me vendimin e tij. "Më vjen shumë keq që Gugash Magani nuk është më pjesë e projektit tonë. Ai është njeri me vlera të jashtëzako­nshme. Largimi i Maganit është një vlerë e humbur për Flamurtari­n dhe Vlorën. I uroj suksese kudo që të shkojë dhe kam bindjen se do të ketë sukses kudo që do jetë. Nuk ndryshoj asnjë konsiderat­ë

që kam për Gashin. Them se me këtë vendim u nxitua pak. Me të kishim një projekt 3-vjeçar, por gjithsesi projekti ynë vijon. Edhe një herë i uroj suksese Maganit dhe e falënderoj shumë për punën e bërë. Është një njeri me vlera dhe unë kam konsiderat­a

të larta për të", tha Idrizi. Gentjan Mezani do të jetë trajneri i ri i Flamurtari­t. "Trajneri i ri do të jetë vlonjat. Nuk do të marrim as të huaj dhe as nga rrethe të tjera të vendit. Gentjan Mezani do të jetë trajneri i Flamurtari­t deri në fund të sezonit", tha Idrizi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania