Panorama Sport (Albania)

Përçahet Junajtid, Pep sfidon Murinjon

Portugezi i vë shkelmin kapitenit: Nuk kam vend për ty

-

Koha për të bërë bur rat. E përkthyer ndryshe, hoze Murinjo kërkon që "armata" e tij të tregojë vlerat, pas turpërimit në "Stamford Bridge". Pas disfatës në ish-stadiumin e tij, media nuk vonoi që "Special One" ta transformo­jë në "The Humiliated One", i cili tani e në vazhdim duhet të nisë të vendosë në vendin e duhur copat e këtij Mançester Junajtid të asfaltuar, të shkrumbuar, pas transfertë­s së fundit në Londër. Spiunët e "Karrington­it"

Sikur të mos mjaftonin kritikat e ardhura në drejtim të zgjedhjeve të tij, të cilat prekën edhe latan > brahimoviç­in (ndoshta suedezi duhet t'i lërë vendin Markus Rashfordit), së fundmi ka dalë në skenë edhe një spiun, i cili në një intervistë për "Times"-in tregon prapaskena shumë të rëndësishm­e. ërat nga "Karrington­i" ( qendra stërvitore e Junajtid), të cilat kishin zbardhur për "The Sun" edhe formacioni­n e saktë që sfidoi orian në Ligën e Europës, theksojnë se mes trajnerit dhe një pjese të mirë të skuadrës ekziston një krisje shumë e madhe, aq sa portugezi ia ka dorëzuar së fundmi stërvitjet zëvendësit të tij, Rui Farias, ndërsa hoze Murinjo qëndron mënjanë, madje akoma më keq burgoset në zyrën e tij, deri në përfundim të seancës. Kjo sjellje e tij ka shtuar edhe më shumë indinjimin në radhët e yjeve të "Djajve të kuq", të cilët sa vijnë e binden më shumë se Murinjos nuk i intereson shumë për ata. Ndoshta, ka qenë pikërisht këto zëra ata që shtynë dy ditë më parë portugezin, për të këmbëngulu­r dhe për të theksuar se ai është totalisht i angazhuar në kauzën "Mançester Junajtid", 100 për qind i përqendrua­r në punën e me klubin e kuq, jo në 99 plus 1 për qind si rastin e Çelsit apo të aventurave të tjera në karrierë. "Djajtë e kuq" renditen të shtatët në kampionat dhe tashmë distanca me zonën \ hampions është zgjeruar në pesë pikë, për këtë arsye, ai kërkoi që lojtarët në dispozicio­n të tij të nisin të bëjnë burrat në fushë, jo fëmijët.

Objektivi fitore

Më shumë sesa me kundërshta­rin, hoze Murinjo ua ka lëshuar dorezën e sfidës futbollist­ëve të tij, nga të cilët pret rikthimin te fitorja, në derbin kundër Mançester Sitit, takim i vlefshëm për Kupën e Ligës. "Do të kisha preferuar që të ishim të impenjuar në Premier Ligë, sepse po kalojmë një moment

të vështirë, - tha Murinjo në konferencë­n për shtyp që paraprin sfidën me Guardiolën. - Kemi humbur shumë pikë të rëndësishm­e së fundmi, por kjo është një arsye më shumë dhe më e fortë për ne për t'u rikthyer te fitorja", deklaronte Murinjo.

Mou "shkarkon" Runin

Përveç lojës dhe rezultatev­e, Murinjo duhet të merret edhe me çështjen e lojtarëve të padëshirua­r në skuadër. Nëse për Shvajnshta­igerin dhe Shneiderli­nin kjo gjë njihej, edhe Uejn Runi konfirmohe­t se nuk është në planet e portugezit. Madje, trajneri ka pasur një

takim me kapitenin e tij, të cilit i ka folur hapur dhe e ka këshilluar që të largohet, që në janar, diku tjetër, sepse te Junajtid nuk ka vend për të, të paktën derisa "Special One" të jetë në drejtim. Por problem është fakti që Uejn Runi ka ende dy vite e gjysmë kontratë, nga e cila fiton 400 mijë euro në javë dhe në të tilla shifra që ai fiton, vështirë se dikush mund ta ftojë, nëse vetë sulmuesi nuk ul pretendime­t. Me pak fjalë, ai që mbizotëron në "Karrington" është kaosi, por nëse Murinjo do të arrijë ta udhëheqë skuadrën jashtë kësaj vorbulle, do të kuptohet brenda pak javësh.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania