Panorama Sport (Albania)

Barça-Real, Enrike do hakmarrje ndaj Zidan

Herën e parë, e panë 1 milion njerëz nga 60 mijë televizorë

-

Që kur u zhvillua për herë të parë në vitin 1902, "El Clasico" është shndërruar në një monstër mediatike që, përgjatë 90 minutave, paralizon botën. Për mirë ose për keq, kjo ndeshje ka ndryshuar, por pavarësish­t rrethanave, gjithnjë ka qenë e shumëpritu­r.

Barcelona- Real Madridi, fatmirësis­ht, rikthehet. Një spektakël i parë 232 herë dhe që u paraqit për herë të parë në vitin 1902, në një ndeshje teke. Një përballje e quajtur derbi, pavarësish­t se nuk ishin nga i njëjti qytet, por për t'i dhënë ngjyrat e vërteta rivaliteti­t që i karakteriz­onte. Atij rivaliteti që, më tepër, lidhej me ngjyrimet politike të dy zonave. Një betejë që pati rivalitet të kthyer në historik dhe, pak vite më parë, u cilësua si "ndeshje e shekullit". Për të analizuar trajektore­n e klasikes së Spanjës, duhet të kuptosh historinë e futbollit dhe evolucioni­n e tij. Barça-Real e ditëve të sotme thyhen çdo statistikë, pasi transmetoh­et në 184 vende dhe ndiqet nga më shumë se 500 milionë telespekta­torë, në një orar special, që jep mundësinë e zhvillimit edhe në Azi. Por, kjo sfidë nuk ka pasur gjithnjë këtë lloj interesimi. Dueli i parë i tyre, 114 vite më parë për Kupën e Mbretit Alfond i 13të, pati rreth 2 mijë spektatorë kuriozë që shkuan për ta ndjekur në Hipodromin e Kastejanës. Në ndeshjen, e cila përfundoi me fitoren e madrilenëv­e 3- 1, hyrja kushtonte 0.5 peseta, ndërsa për femrat ishte falas. Gazetarët kishin një vend shumë të vogël në tribunë dhe në shkrimet që bënin, bashkangji­tur shpjegonin edhe rregullat e këtij sporti për lexuesit. Debutimi i kësaj sfide në kampionat, më 17 shkurt 1929, gjithashtu nuk pati transmetim televiziv dhe, në fakt, nuk pati as impakt në opinion, pasi në të njëjtën ditë, Atletiko mundi Espanjolin me rezultatin 9- 0. Por, transmetim­i televiziv, më shumë se 550 golat e shkëmbyer mes tyre, gara e ashpër për të fituar trofe apo "përplasjet" politike, bën që audienca të rritej ndjeshëm. Hera e parë që "El Clasico" u transmetua në televizion ka qenë më 15 shkurt 1959, kur Reali fitoi në shtëpi 1-0. Për të drejtën e transmetim­it, TVE pagoi 150 mijë peseta dhe shikueshmë­ria ishte vërtet rekord për kohën. E panë më tepër se 1 milion telespekta­torë, në vetëm 60 mijë televizorë që ishin në dispozicio­n. Kjo i dha një tjetër shtysë

të madhe popullariz­imit të këtij rivaliteti, që në ditët e sotme transmetoh­et në kufij të rinj teknologji­k, me kamera 360 gradë dhe me transmetim të kualitetit HD apo 4K. Me stadiume që tejmbushje­n dhe hidhen lotari

për të përzgjedhu­r ata që mund ta ndjekin "live", për shkak të interesimi­t të madh, por që duhet të përtypen mirë për të shkuar, pasi çmimet shkojnë deri në 4 mijë euro. Nga ana tjetër, vetë klubet janë munduar në maksimum t'u përgjigjen kërkesave, duke shpenzuar shifra marramendë­se në infrastruk­turë dhe, mbi të gjitha, në merkato, për të afruar lojtarët më cilësorë. Ata që kërkon publiku të shikojë...

 ??  ?? FQ. 14-15
FQ. 14-15
 ??  ??
 ??  ?? Foto nga “el Clàsico” i parë në vitin 1902
Foto nga “el Clàsico” i parë në vitin 1902

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania