Panorama Sport (Albania)

Shkëlqen Hysaj, Napoli zhyt në krizë Interin

Hysaj më i fortë se dëmtimi, në fushë për 61'

- PËRGATITI: ALTIN VORPSI

Napoli që kishte fituar vetëm një ndeshje në gjashtë të fundit (në të gjitha kompeticio­net) ia doli që të mundte me lehtësi ekipin e Interit brenda pesë minutash loje. Për zikaltrit, disfata në "San Paolo" ishte e rëndë, pasi treguan se edhe më Piolin nuk ia dalin që t'u japin vazhdimësi rezultatev­e pozitive.

"Blackout" - Nisja e Interit ishte prej atyre që duhen riparë disa herë për të mos përsëritur më kurrë gabime të tilla. Zikaltrit vuajtën tej mase vrullin e vendasve, të cilët e nisën takimin me këmbën në gaz duke finalizuar me sukses dy aksione mjaft të bukura. Skuadra e Sarrit gjeti golin e parë që në minutën e dytë falë Zielinskit. Mesfushori polak, shndërroi në gol sugjerimin e Kajehonit, i cili uli bukur me kokë topin pas harkimit të Hamshikut nga e majta. Polaku, edhe pse kishte disa kundërshta­rë përballë, me shumë fat kaloi sferën përmes tyre duke gjetur cepin e portës që nuk mbrohej nga Handanoviç. Episodi në fjalë nuk "zgjoi" milanezët, të cilët kaluan minuta të tëra makthi. Ranokia u zverdh për një faull në dëm të Gabiadinit, ndërkohë që Hamshik finalizoi me gol një asist të mrekullues­hëm të Zielinskit. Polaku nga mesi i fushës gjeti sllovakun falë një pasimi që "preu" në mes një numër të madh fanellash zikaltër. Për të parë reagimin e miqve, të pranishmit në "San Paolo" pritën gati 20 minuta. Brenda pak sekondash, Ikardi kërcënoi dy herë portën e Reinës. Në tentativën e parë, ai gjeti rrjetën e jashtme pas një goditje të befasishme pas pasimit të Banegës. Ndërkohë që në tentativën e dytë u tregua në lartësinë e duhur Reina, i cili e frenoi në kohë. Portieri spanjoll do të rezultonte deciziv për ekipin e tij pasi në fundin e pjesës së parë ndali mirë argjentina­sin, i cili kësaj radhe mori një pasim perfekt nga Kandreva. Në sekondat e fundit të këtij fraksioni Interi rrezikoi që të pësonte edhe golin e tretë, por Handa reagoi me grushte përballë goditjes së Hamshikut.

E njëjta histori - Ata që menduan se fraksioni i dytë do të "rrëfente" një histori ndryshe, gabuan rëndë, pasi zikaltrit nuk dolën jashtë "skenarit" të 45 minutave të para. Fraksioni i dytë nisi me një zëvendësim të detyrueshë­m për Piolin, i cili largoi Banegën (i dëmtuar) dhe aktivizoi Ederin, ndërsa pak çaste më vonë uli në stol Kondogbian për Zhoao Marion. Interi i krijoi një iluzion se do të luftonte me rastin e Perisiçit, por tentativa e kroatit do të rezultonte e kotë për "ekonominë" e garës. Në të 52' ishte Insinje ai që i dha

goditjen e madhe Interit. Një harkim në zonë nga kornia kërcënoi portën e Handanoviç­it, i cili u zgjat në maksimum për të evituar golin duke e rifutur topin në lojë, më saktë në këmbët e Albiolit, i cili ia pasoi menjëherë Insinjes. Napolitani falënderoi pasiviteti­n

e mbrojtjes zikaltër, e cila nuk bëri asgjë për të evituar golin e tretë të mbrëmjes.

Problemi i Hysajt - Me tri pikët në "kasafortë", Sarri i lejoi vetes që të administro­nte pjesën e mbetur të garës. Ai largoi nga fusha Hysajn, i cili vetëm në minutat e fundit ia doli që të ishte

i gatshëm për të luajtur. Të martën kampanët kanë një "finale" në Ligën e Kampioneve ku do të luajnë shanset e tyre për të kaluar grupin në Lisbonë. Tjetër histori vlen për Interin, e cila të enjten luan ndeshjen e fundit në Ligën e Europës pasi tashmë është jashtë saj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania