Panorama Sport (Albania)

Vendim shokues, Rosberg tërhiqet nga Formula 1

“Unë e ngjita malin, jam në majë dhe kjo më bën të ndihem mirë. Ishte e jashtëzako­nshme”

- OLGERT SERANI

Ebujshme! Niko Ros berg ka njoftuar ditën e djeshme tërheqjen nga Formula 1. Piloti gjerman, i cili fitoi kampionati­n botëror të dielën e kaluar në Çmimin e Madh të Abu Dabit, shpalli lajmin e paparashik­ueshëm për mbrëmjen Gala të Federatës Botërore të Automobili­zmit (FIA) në Vjenë, ku do të organizohe­t ceremonia tradiciona­le e dorëzimit të çmimeve në fund të vitit. "Unë dua të përfitoj nga ky rast për të njoftuar se kam vendosur t'i jap fund karrierës sime në Formula 1. Është e vështirë për ta shpjeguar. Që kur kam qenë 6 vjeç kam pasur një ëndërr, të shpallem kampion i botës në Formula 1. Tani e bëra realitet. Kam dhënë gjithçka për këtë objektiv për 25 vjet. Me ndihmën e të gjithëve që më kanë qëndruar pranë, me ndihmën e tifozëve, familjes dhe miqve unë arrita ta realizoj këtë vit. Ishte përvojë e jashtëzako­nshme. Diçka që unë do ta kujtoj gjithnjë. Sigurisht që ishte gjithashtu edhe shumë e vështirë, sidomos në dy vitet e fundit me humbjet e pësuara ndaj Luis. Unë e ngjita malin, jam në majë dhe kjo më bën të ndihem mirë", deklaroi fillimisht gjermani 31vjeçar.

Falënderim­et-Rosberg i ka shprehur mirënjohje­n bashkëshor­tes së tij Vivian. "Nuk do të gjej kurrë fjalë të mjaftueshm­e për t'i thënë faleminder­it gruas sime, Vivian. Ajo ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe e jashtëzako­nshme për mua. Ajo e kuptoi se ky vit ishte momenti i madh, shansi ynë për ta realizuar ëndrrën. Ajo krijoi hapësirën pas çdo gare duke u kujdesur për vajzën tonë të vogël çdo mbrëmje. Njëherësh ndërhyri edhe kur gjërat nuk po shkonin siç duhet".

Në Suzuka-Në postimin e tij në rrjetin social "Facebook", Rosberg zbuloi se kishte filluar të merrte në konsiderat­ë këtë vendim në Suzuka në muajin tetor, atëherë kur titulli "ishte në duart e mia dhe presioni ishte në rritje. Kam vendosur përfundimi­sht të marr këtë hap mbrëmjen e së hënës pas një dite reflektimi pas 'Grand Prix'it të Abu Dhabit".

Ekipi- "E vetmja gjë që në njëfarë mënyre e bëri të vështirë vendimin është se tani kam lënë 'familjen time të garave'. Por Toro më ka mirëkuptua­r. Doja të jetë i sigurt se unë kam qenë absolutish­t i bindur për zgjedhjen. Ajo

që kam arritur në Formula 1 më bën shumë krenar me këtë grup të mahnitshëm, Shigjetave të Argjendta". Rosberg fitoi titullin e parë botëror të dielën duke mposhtur "in extremis" shokun e skuadrës te Mercedesit, Luis Hamilton, duke përfunduar i dyti në garën e fundit në Abu

Dhabi. Rosberg fitoi nëntë nga 21 garat e këtij sezonit dhe rrëzoi Hamilton nga froni me vetëm pesë pikë avantazh. I biri i kampionit të botës në 1982-it, finlandezi­t Keke, Rosberg debutoi në F1 me Uilliams në "Grand Prix"in e Bahreinit në vitin 2006, ku zuri vendin e shtatë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania