Panorama Sport (Albania)

Bajerni përmbys Maincin dhe merr komandën

Ançeloti rikthehet te skema e Guardiolës me 4-2-3-1

- Përgatiti: ENIAR IBRO

Të paktën për një ditë Bajerni rimerr kryes imin falë golavarazh­it më të mirë sesa Lajpcigu, i cili do përballet sot me Shalken. Rekordmenë­t gjermanë janë rimëkëmbur duke luftuar deri në sekondën e fundit për të blinduar fitoren. Me këtë ritëm dhe vullnet kanë luajtur në arenën e Maincit, nga ku dolën me fitore 1-3. Kampionët e kishin parashikua­r të fitonin lehtë, por në fakt nuk rezultoi kështu. Vendësit kalojnë në avantazh që në minutën e 4-t me gol të Kordobës, por Levandovsk­i (8’) dhe Roben (21’) përmbysin shifrat në 1-2 që në pjesën e parë para syve të presidenti­t Uli Hënes. Ndërsa në minutën e fundit të ndeshjes bomberi polak vulos në 1-3 me golin e tij të 9-të këtë sezon. Jo më kot, Leva është “vrasësi” i Maincit, pasi për polakun ishte dopieta e katërt radhazi në këtë arenë sportive dhe theu rekord.

Ndryshimi taktik, nga 4-3-3 në 4-2-3-1

Për herë të parë këtë sezon, trajneri italian Karlo Ançeloti hodhi në fushë katër lojtarë sulmues duke ndryshuar skemën e tij nga 4-3-3 në 4-23- 1. Riberi, Levandovsk­i, Myler dhe Roben formuan repartin ofensiv. Për herë të parë nga marsi i këtij viti, “Robberi” qëndruan së bashku në formacion. Ndërsa Lahm aktivizohe­t në mesfushë dhe Kimish në mbrojtjen e djathtë. Në qendërmbro­jtje, Humels dhe Martinez zëvendësua­n

Boatengun. Kordoba gol blic, Leva-Roben i përmbys

Para startit u mbajt një minutë heshtje për nder të viktimave në Medelin. Kjo atmosferë heshtjeje u duk sikur ndikoi negativish­t te miqtë, të cilët startojnë të përgjumur

dhe Kordoba i ndëshkon që në minutën e 4-t pas një gabimi të Martinezit. Është ndeshje e tetë radhazi që Bajerni pëson gol. Më pas rekordmenë­t përmenden duke e qarkulluar topin dhe ofruar një lojë të gjallë dhe agresive në qendër të sulmit. Roben

driblon mbrojtjen dhe, më pas, jep asist te Levandovsk­i, i cili barazon shifrat në 1- 1 me golin e tetë sezonal. Ndërsa në minutën e 21-të Myler kroson në zonë dhe Roben përmbys shifrat në 1-2. Në pjesën e dytë, Mainci mbrohet dhe Bajerni nuk pati fantazinë e duhur

për t’i çorganizua­r. Ançeloti freskon formacioni­n me Kostën, Vidalin dhe Sançesin, të cilët i japin oksigjen mesfushës dhe sulmit. Në minutën e fundit të takimit, Levandovsk­i fiton faull dhe nga 18 metra shënon duke vulosur fitoren 1-3.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania